LAJMI I FUNDIT:

Anulohet seanca për lëndën “Titanik 2”

Anulohet seanca për lëndën “Titanik 2”

Për shkak të mungesës së dy dëshmitarëve, si dhe për shkak se procesverbali i seancës së mëparshme nuk u përkthye në gjuhën shqipe, seanca e sotme për rastin “Titanik 2” nuk u zhvillua, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pandehuri Menduh Thaçi këmbënguli që atij ti sigurohet një përkthyes në gjuhën shqipe. Ai ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe kërkoi që atij t’i respektohet e drejta ligjore dhe deklaratën e dëshmitarit nga seanca e kaluar ta marrë në gjuhën shqipe, në mënyrë që ai ta kuptojë më mirë dhe të bëjë pyetje.

Pas thuaj gjysmë ore përpjekje me prokuroren Fatime Fetai e cila përsëri ofroi përkthyes gojor që t’i përkthej transkriptën ose të jepet pauzë që të përkthehet me shkrim. Por gjyqtari, Ognen Stavrev vendosi se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës.


Seancat e ardhshme u caktuan për fillim dhe mbarim të muajt tetor.

Në seancë ishin të pranishëm të gjithë të akuzuarit në mes të cilëve edhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori