Anulohet seanca gjyqësore ndaj prokurores Fetai dhe Janeva

Seanca e Këshillit të prokurorëve publik, në të cilën Këshilli duhej të bisedonte për sjelljet e prokuroreve speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai në seancën për rastin 'Dhunë' është shtyrë për të premten. Askush nga Këshilli nuk ka sqaruar për anulimin e seancës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seanca e fundit për këtë lëndë u mbajt më 22 mars të muajit të kaluar ku të dy prokuroret debatuan ashpër me gjykatësen Tatjana Mihajllova, ku më pas ajo i ka dënuar nga 2 mijë euro për mosrespektimin e gjykatës.
Seanca e radhës për këtë rast është caktuar më 10 mars, një ditë pas seancës së Këshillit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































