LAJMI I FUNDIT:

Anulohet protesta “Vallëzojmë kundër bullizmit” në Prishtinë

Anulohet protesta “Vallëzojmë kundër bullizmit” në Prishtinë

Është anuluar protesta e cila ishte paralajmëruar për ditën e sotme në Prishtinë, në mbështetje të profesorit nga Vushtrria, Lulzim Paci.

Organizuesit e protestës kanë njoftuar se protesta tashmë do të mbahet vetëm në Vushtrri, transmeton Telegrafi.

“Komuna e Prishtinës lajmëron sot pas disa ditëve se nuk mund të realizohet fushata vetëdijesuese ‘Vallëzojmë kundër Bullizmit” në sheshet e Prishtinës, me arsyen se qendrat e vaksinimit do vendosen në sheshet e Prishtinës po këtë ditë! Këtë fushatë vetëdijesuese do ta realizojmë vetëm në Vushtrri nga ora 14:00. Ju faleminderit për mirëkuptimin. Ju mirëpresim nesër në Vushtrri”, thuhet në njoftim.


“Vallëzojmë kundër bullizmit” i iniciuar nga “Love and Dance Prishtina”, të cilës i është bashkangjitur edhe studio tjetër e vallëzimit “Evolution Dance Kosovo” nga Prishtina, vjen pas reagimeve të shumta për profesorin i cili u bullizua për vallëzimet e tij në këtë rrjet sociale.

Ishte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ajo e cila kishte kërkuar nga gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit që të marrin masa ndaj profesorit, për çka më vonë i ka kërkuar falje profesorit Paci.

Në njoftimin e paralajmëruar për këtë protestë-vallëzim thuhet se ky është një organizim kundër paragjykimeve dhe bullizmit në shoqëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori