LAJMI I FUNDIT:

Anulohet procesi i emërimit të noterëve

Anulohet procesi i emërimit të noterëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka marrë vendim për anulimin e provimit të emërimit të noterëve.

Haxhiu ka thënë se nuk mund ta shtyjë përpara një proces të kompromentuar.

“Sipas legjislacionit në fuqi, provimi i noterisë mbahet dhe përfundon duke pasur për bazë parimin e ligjshmërisë, transparencës dhe objektivitetit. I njëjti proces nuk ka pasur as ligjshmëri as transparencë, as objektivitet. Në këtë drejtim unë si ministër e drejtësisë nuk mund të shtyjë përpara një proces të komprometuara.


Nuk mund të shtyjë përpara ku shumica e kandidatëve që kanë kaluar provimin e noterisë janë militantë partie, anëtarë apo miq të anëtarëve të komisionit të noterisë.

Si ministre e drejtësisë, sot kam marr vendim pas konsultimeve që i kam bërë me departamentet përkatëse brenda Ministrisë së Drejtësisë që ta anulojë procesin e noterisë të shpallur më 19 prill 2019.”, ka thënë Haxhiu, transmeton Telegrafi.

Haxhiu ka shtuar se ky proces është duke u hetuar edhe nga ana e Prokurorisë. Po ashtu ministrja ka bërë të ditur se të  gjitha pagesat që janë bërë nga kandidatët që i janë nënshtruar provimit të noterisë do të kthehen.

“Konkursi do të shpallet sa ti bëjmë disa procedura tona të brendshme dhe vendimi i dytë është që në kemi shfuqizuar vendimin për emërimin e komisionit për zgjedhje të notereve dhe anëtarët që janë zgjedhur nga ish ministri ata kanë mandat 3 vjeçar por ne e kemi shfuqizuar. Anulimi i këtij procesi do të udhëhiqet nga transparenca dhe ky vendim është sinjal i qartë që procese të tilla nuk do të ndodhin asnjëherë”, tha ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori