Vendimet e marra nga ish ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca janë anuluar, ka bërë të ditur ish- këshilltari i tij, Kreshnik Ahmeti.
Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se ndër vendimet që janë anuluar janë ato për kthimin e shefave të misioneve, largimi nga Shërbimi Diplomatik të 14 konsujve të cilët ishin dërguar në misione pa kaluar në procedura paraprake e pa qenë pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Lexoni të plotë postimin e Ahmetit në Facebook:
“Qeveria ilegjitime paska vendosur që t’i anulojë të gjitha vendimet e kabinetit të Ministrit Konjufca.
T’i kujtojmë se për cilat është fjala:
Propozimi për kthimin e shefave të misioneve të cilët shkelin nenin 7.8 dhe krijojnë situatë e cila është në shpërputhje me nenin 7.7 të Ligjit Nr. 03/L-207:
Së paku pesëdhjetë për qind (50 %) të emërimeve të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve duhet të bëhet nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.
Të emëruarit në pozitën e Ambasadorit dhe Shefit të Misionit që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës shërbejnë vetëm për një mandat, dhe pas përfundimit të këtij mandati, nuk konsiderohen pjesë e Shërbimit të Jashtëm.
Largimi nga Shërbimi Diplomatik i 14 konsujve të cilët ishin dërguar në misione pa kaluar në procedura paraprake e pa qenë pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në kundërshtim me nenin 20 të Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.
Këto vendime të qeverisë ilegjitime janë plotësisht në shpërputhje me aktet ligjore dhe nënligjore për MPJ-në dhe Shërbimin e Jashtëm dhe janë pjesë e kapjes së shtetit dhe klientelizmit të subjekteve të cilat aktualisht janë pjesë e qeverisë ilegjitime apo shtiren se janë opozitë e saj.
Hoti është bërë ekzekutues i vendimeve të njerëzve të afërt të Thaçit, të cilët sot sillen nëpër korridoret e MPJ-së në rolin e këshilltarëve dhe e drejtojnë këtë Ministri, duke mos ua njohur përgatitjen, kontributin dhe meritat diplomatëve të karrierës të cilët janë të angazhuar në MPJD dhe duke u hapur rrugë personave të cilët brenda natës po vishen me petkun e diplomatit në misionet tona jashtë vendit, për t’i barazuar llogaritë e klientelizmit këtu në Kosovë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës