Banorja e Big Brother VIP, Antonela Berisha, u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri këtë javë.
Ajo u largua në spektaklin e ditës së marte, ndërsa në nominim ishte së bashku me Ilir Shaqirin dhe Meridianin.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” ka bërë një reagim në rrjete sociale për herë të parë, përmes të cilit ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.
Ky është postimi i plotë i Berishës (pa ndërhyrje):
“Falënderuese për ju
Falënderuese për produksionin e palodhur
Falënderuese ndaj Arbana Osmanit e cila më dha mundësinë të përjetoja eksperiencën më të veçantë dhe të bukur të jetës time deri më tani.
Me pozitivitetin, çiltërsinë dhe dashamirësinë tënde me mikpritje, për këtë do të jem mirënjohëse gjithmonë!
Falënderuese ndaj Lori Hoxha dhe Sara Hoxha autoreve tona dhe regjisorit Eduard Grishaj, të cilët kaluan çdo pritshmëri dhe e kaluan këtë emision në një tjetër nivel.
Falënderuese ndaj publikut dhe mbështetjes së gjithmonshme që më jepni, falënderuese për ju që më kuptuat, nuk gjej fjalët e duhura të ju them se sa jeni të rëndësishëm për mua.
Falënderuese gjithashtu edhe ndaj atyre që nuk më kuptuan dhe interpretuan gjithçka që si deshën. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Big Brother VIP më ndryshoi dhe kjo falë jush
Faleminderit për vitin më të rëndësishëm të jetës sime dhe kjo falë jush dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, faleminderit familjes time që më bënë kockë të fortë t’i bëj ballë çdo situatë”. /Telegrafi/