Anthony Joshua ka arritur ta mposht Otto Wallinin pas pesë raundesh me nokaut teknik në eventi final të "Day of Reckoning".

Boksieri anglez e nisi në sulm ndeshjen, duke i dominuar bindshëm tre raundet e para, ku Wallin nga goditjet u skuq në fytyrë dhe mori edhe një qarje afër syrit.


Joshua vazhdoi njëjtë në raundet katër dhe pesë duke i shtuar goditjet, që për suedezin ishin të forta.

Ai u dorëzua në mes të raundit pesë dhe gjashtë, pasi ekipi i suedezit nuk e lejoi të dal më në ring.

Një nga paraqitjet më të mira të Joshua në vitet e fundit ishte kjo.

Anthony Joshua tani ka mundësi të këtë përballje që do t’i hapte rrugë një lufte me një nga emrat e mëdhenj që janë në krye.

Joshua për fitoren e sotme ka fituar rreth 10 milionë dollarë. /Telegrafi/

telegrafi sport app