Edhe pse ka vetëm dy vite që është themeluar, grupi prej dhjetë anëtarësh “Anonymous Albania”, ka vendosur të marrë drejtësinë në duart e veta në mënyrë që përmes sulmeve kibernetike të dëshmojnë se askush nuk mund t’i diskriminojë shqiptarët.
Anëtari i “Anonymous Albania”, i njohur me nofkën “Astra”, në një intervistë për KosovaPress rrëfen se si kanë arritur të realizojnë një sërë sulmesh ndaj atyre që kërcënojnë shqiptarët.
“Kosova nuk e ka marrë vet përsipër këtë gjë, që të negocioj vet me palët serbe që t’i përmirësoj marrëdhëniet, kështu që ne e kemi marrë në dorë drejtësinë që t’i sulmojmë ata dhe t’iu tregojmë që nuk duhet jemi të shtypur, të mos diskriminojnë shqiptarët, sidomos në Luginën e Preshevës dhe në Bujanoc”, tha ai.
Grupi “Anonymous Albania”, është themeluar në vitin 2016, ndërsa “Astra” shpjegon se si ka ardhur ideja e formimit të grupit të tyre, teksa rrëfen edhe motivin e sulmeve kibernetike që ata bëjnë.
“Grupi jonë është themeluar në vitin 2016, por punën më aktive e ka pasur në vitin 2017. Ne kryesisht sulmojmë web-faqe të Serbisë, Rusisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Arsyeja kryesore e këtyre sulmeve janë sepse në tërë kohën kemi provokime nga pala serbe, si nga Qeveria, po ashtu edhe nga hakerët e tjerë serbë, rusë, maqedonasë dhe grekë. Arsyeja kryesore e sulmeve që bëjmë është të ndalojmë shtypjen e shqiptarëve kudo që janë dhe duam t’iu tregojë shqiptarëve se në i përkrahim ata”, tha ai.
“Anonymous Albania” sulmon kryesisht atëherë kur marrin provokime nga hakerë të vendeve të rajonit, por sipas “Astras”, sulme të tilla kibernetike ka edhe për shënimin e datave historike të shqiptarëve.
E dëmi më i madh që ky grup ka shkaktuar, thotë të jetë bllokimi i web-faqes së Ministrisë së Financave të Greqisë, më 28 nëntor të këtij viti.
“Sulmin e bëjmë më së shpeshti sa herë që marrim provokime nga pala serbe, ruse apo greke. Por edhe në datat historike shqiptare, si më 28-29 nëntor, ku janë realizuar disa sulme që janë më të suksesshme për Anonymous Albania. Sulmet më të mëdha që i bëjmë janë sulme që e kalojnë shifrën e mijëra dollarëve, ndoshta mbi 20-30 mijë dollarë. Dëmi më i madh ka qenë kur kemi bllokuar Ministrinë e Financave të Greqisë, ku ka qenë joaktive përafërsisht 10 orë, dhe është pamundësuar aksesi në atë web-server që e kemi bllokuar”, tha ai për KosovaPress.
Vetëdijesimi i Policisë së Shqipërisë për të marrë masa ndaj “banditëve” që qëndrojnë në pushtet, “Astra” thotë të ketë qenë synimi kryesor i sulmit të web-faqes zyrtare të policisë, rreth 5 muaj më parë, teksa thekson se për këtë janë nën hetime nga pala shqiptare. \
“Sulmi ndaj Policisë së Shqipërisë është bërë rreth 5 muaj më parë. Arsyeja ka qenë sepse kriminelët, banditët qëndrojnë në pushtet. Dhe policia nuk ka ndërmarrë asnjë masë kundër këtyre, kështu që vendosëm ne të marrim masa. Kështu kemi bllokuar faqen zyrtare të policisë së shtetit, ku e kemi bërë një ‘dëpejsmënt’ që do të thotë të vendosim llogon tonë në faqe të tyre”, u shpreh ai.
Anëtari i “Anonymous Albania” thekson se paraprakisht është njoftuar policia për të arrestuar kriminelët, porse këta të fundit nuk kanë ndërmarrë asgjë, me ç’rast grupi ka vendosur të tregojë fuqinë e vet, duke i marrë gjendjen civile këtyre të fundit.
“Kur e kemi lajmëruar policinë që t’i arrestojë kriminelët që gjenden në pushtet, ata nuk kanë marrë asnjë masë dhe po ashtu na kanë kërcënuar dhe kështu kemi vendosur që t’iu tregojmë fuqinë tonë atyre duke iu marrë gjendjen civile”, theksoi ai.
Tentativat për t’i mbrojtur web-faqet e institucioneve të Kosovës nga haker të vendeve të rajonit, sipas Astras kanë qenë të shumta, porse kanë rezultuar me përgjigje negative. Madje, ai thotë se faqet zyrtare shtetërore ende kanë defekte dhe për këtë nevojitet implementimi i ligjit për siguri kibernetike.
“Ne vullnetarisht i kemi ndihmuar ata. Edhe pse ligji për siguri kibernetike në Kosovë nuk është ende i implementuar, mendoj se duhet të realizohet shpejt sepse në Holandë për herë të parë u miratua ky ligj, që i lejon secilit ‘white hat hacker’ ose ndryshe haker i bardhë, që të testojë sigurinë në web faqe shtetërore dhe ta denoncojë atë që të përmirësohet”, u shpreh ai.
Ai tha se më parë janë marrë me degë të tjera të teknologjisë, përkatësisht rrjete dhe programim.
Krejt në fund, anëtari i “Anonymous Albania”, “Astra”, realizoi një sulm ndaj faqes zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë, e cila mbeti e bllokuar për disa orë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VIYlCFou8wc
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova