Ankth apo rebelim i panevojshëm: Nuk mund ta kuptoni sjelljen e adoleshentit tuaj! Çfarë sugjerojnë psikologët?

Tri këshilla se si ta ndihmoni një adoleshent të përballet me ankthin
Përplasja e dyerve, ndjenjat e zemërimit, të qarat e papritura dhe bisedat më fytyrën e ngrysur gjatë darkës…Nëse këto janë dukuri të zakonshme në familjen tuaj, me siguri po rrisni një adoleshent.
Adoleshentët shpesh kanë pak kontroll mbi emocionet e tyre dhe megjithëse shumë prindër mund ta shohin këtë si ankth ose rebelim të panevojshëm, këto mund të jenë shenja të fëmijës që lufton me ankthin.
“Prindërit mund të mos dinë gjithmonë se si t’i ndihmojnë fëmijët e tyre kur ata ndihen të shqetësuar ose janë në prag të një sulmi ankthi dhe metodat që funksionin në të kaluarën mund të mos jenë më të dobishme, pasi adoleshentët tani përballen me sfida të reja,” thotë psikologia Natasha Riard.
Pavarësisht moshës, sipas psikologëve, njerëzit që ndihen të shqetësuar kanë një reagim luftarak, mbyllje në vetvete ose “krijimit” të situatave stresuese, shkruan CNBC.
“Të rinjtë shpesh shmangin mënyrën se si ndihen dhe bëjnë çmos që të duken se gjithçka është në rregull. Ajo që shihni në fytyrën ose sjelljen e tyre mund të mos jetë ajo që po ndodh në të vërtetë,” theksoi psikologia Lisa Coloca.
Tre këshilla për të ndihmuar një adoleshent në ankth:
1. Vlerësoni ndjenjat e tyre
“Ndaloni së përdoruri trurin tuaj të të rriturve për një problem të adoleshentëve. T’u thuash atyre se ‘do bëhet më mirë’ nuk do t’i ndihmojë pasi në ato momente ata nuk ndihen mirë,” tha Michelle Savage, një tjetër psikologe, duke shtuar: “Kur fëmijët u afrohen prindërve bashkë me shqetësimet e tyre, siguria nuk është gjithmonë zgjidhja.
Prindërit duhet të kenë parasysh se fëmijët nuk duan gjithmonë këshilla, por shpesh ata thjesht duan të ndihen dhe të dëgjuar”.
2. Ndani përvojat personale
Kur një fëmijë ose adoleshent ndihet i/e shqetësuar, të tregosh se ke përjetuar diçka të ngjashme, shpesh ndihmon që ata ta dinë se nuk janë vetëm.
Ndarja e historive personale të të qenit në një situatë të ngjashme do t’i ndihmojë ata të kuptojnë se është e mundur të kapërcejnë vështirësitë me të cilat përballen dhe se njerëzit përjetojnë eksperienca të ngjashme.
3. Koha është gjithçka
Kur një fëmijë ndihet i/e shqetësuar ose është në mes të një sulmi ankthi, gjëja e fundit që do dhe duhet të dëgjojë është këshilla se si ta rregullojë situatën, citon Anabel.
Mos prisni që fëmija juaj të jetë në gjendje të flasë për këtë, ndërkohë që po përjeton ankth. Ju duhet t’u jepni atyre pak kohë për t’u qetësuar dhe më pas të flisni për situatat dhe gjërat që i shqetësojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ekspertët zbulojnë ushqimet që ulin libidon

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit