LAJMI I FUNDIT:

Anita Muçaj – Haradinaj thotë se Ramushi nuk i kishte folur tri ditë pasi e pa ‘promo’-n në “Dance With Me”

Anita Muçaj – Haradinaj thotë se Ramushi nuk i kishte folur tri ditë pasi e pa ‘promo’-n në “Dance With Me”

Prezantuesja e lajmeve, Anita Muçaj – Haradinaj, këtë kohë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e faqet rozë.

Kjo për faktin se ka qenë pjesë e spektaklit “Dance With Me” dhe nga aty bëri disa deklarata.

Ndonëse u lëndua nga programi për shkak të një lëndimi në gju, Anita u shpreh se ka kaluar një periudhë të mrekullueshme.


Foto: Screenshot/YouTube

Nëna e tre fëmijëve së fundmi në një intervistë dhënë për emisionin “Rudina”, ka folur gjerë e gjatë për eksperiencën në këtë.

Anita Muçaj – Haradinaj largohet nga “Dance With Me” për shkak të një lëndimi në gju
Lexo po ashtu Anita Muçaj – Haradinaj largohet nga “Dance With Me” për shkak të një lëndimi në gju

Në një moment, ajo tha se bashkëshorti i saj, politikani Ramush Haradinaj, nuk i kishte folur për plot tri ditë pasi e pa në ‘promo’-n e emisionit duke u ngritur lart nga një balerin.

“Në fillim kur i thashë unë do marrë pjesë te ‘DA’, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe që ai balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë”, ka thënë biondja.

“Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon. Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet dhe realisht sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet”, shtoi më tej Anita.

Në një nga paraqitjet ka qenë i pranishëm edhe Ramushi, për të parë nga afër performancën e bashkëshortes së tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Të betohem se asnjë ndjenjë nuk e kam për ty”, Gjesti shokon me deklaratën ndaj Eglit

Magazina
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte

Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori