LAJMI I FUNDIT:

Anita Haradinaj tregon se Ramushi i ka sugjeruar të gjejë punë

Anita Haradinaj tregon se Ramushi i ka sugjeruar të gjejë punë

Në emisionin “#Hashtag”, është diskutuar për të drejtat e grave në Kosovë dhe më gjerë.

Moderatorja dhe bashkëshortja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Anita, thotë se bota është e ashpër për të dy gjinitë por sipas saj për gratë është dyfish më vështirë të arrihet suksesi.

Ajo, siç përcjell Telegrafi, thotë se grave u duhet edhe të rrisin fëmijët.


Megjithatë, Anita thotë se gratë janë “superfuqi” pasi pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua e zonja.

“Gratë janë më konsistente, më stabile, kanë intuitën më të zhvilluar dhe ndoshta e kanë më lehtë ta dëshmojnë suksesin e tyre”.

Bashkëshortja e ish-kryeministrit Haradinaj ka përshëndetur edhe vendimin e Qeverisë për të rritur numrin e përfaqësimit të grave në ekzekutiv dhe legjislativ.

“Është shumë mirë që qeveri ka bërë një numër të madh të ministreshave dhe kuvendareve dhe mendoj se kjo do të reflektojë edhe në nivelin kulturor të shoqërisë”.

Anita thotë se dy partnerët njëkohësisht e kanë të vështirë të zhvillojnë jetën karrieriste.

“Ramushi më ka thënë pse unë nuk e gjej një punë. Unë i kam thënë që profesioni që kam, nuk mund ta ushtrojë për shkak se mund të jetë konflikt interesi”.

Ish-moderatorja e RTK-së megjithatë thotë se megjithatë ja ka vlejtur që të sakrifikoj karrierën e saj për të mbështetur atë të bashkëshortit, Ramushit./Telegrafi/