Shoqata për mbrojtjen e kafshëve ''Anima Mundi'' pret nga përgjegjësit e qendrës Vardarishte që t'i përmbahen vendimit për të mos kapur qen të pastrehë dhe për të mos bërë sterilizimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoqata bën të ditur se është përgatitur për një protestë para ndërmarrjes publike ''Higjiena Komunale'', por e ka anuluar protestën pasi që janë informuar për vendimin e qendrës së kafshëve, vendim qe vjen pas motit të ligë në vend.


Sipas ''Anima Mundi'', qendra Vardarishte nuk ka ngrohje, e as kushte të përshtatshme për qëndrim dhe trajtim të kafshëve në dimër./Telegrafi/