LAJMI I FUNDIT:

Anija fluturuse që qëndron një metër mbi sipërfaqen e ujit, do të fillojë të prodhohet në Dubai gjatë vitit të ardhshëm

Anija fluturuse që qëndron një metër mbi sipërfaqen e ujit, do të fillojë të prodhohet në Dubai gjatë vitit të ardhshëm

Anija e parë fluturuese me hidrogjen mund të ngritet mbi një metër mbi sipërfaqen e ujit, dhe pritet të ndërtohet në Dubai gjatë vitit të ardhshëm.

E quajtur The Jet, kjo anije vihet në lëvizje nga qelizat e hidrogjenit që nuk emetojnë gazra derisa lundron qenë dhe pa zhurmë mbi dallgët e detit, transmeton Telegrafi.

Qelizat e hidrogjenit krijojnë elektricitet duke përzier hidrogjenin me oksigjenin. The Jet ka krah në formë të shpatës që e “prenë” ujin derisa lëvizë me shpejtësi.


Kjo anije do të peshojë 6 tonelata dhe do të mund të transportojë 12 pasagjerë, pa e përfshirë pilotin dhe ka kapacitete të lëvizë me shpejtësi prej 74 kilometrave në orë.

Kompania zvicerane që dizajnoi anijen fluturuese, ka arritur marrëveshje me Zenith Marine nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të filluar prodhimin serik të saj. /Telegrafi/