Angellov: OBRM-PDUKM-ja dhe Ziadin Sela nxitin tensione ndëretnike në vend (Video)

Kryetari i partisë ''Dinjiteti'', Stojançe Angellov akuzon OBRM-PDUKM-në dhe kryetarin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, për nxitje të tensioneve ndëretnike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, partia e Angellovit e dënon veprimtarinë e OBRM-PDUKM-së për reagimet e tyre rreth deklaratës së Zoran Zaevit për dygjuhësinë në Maqedoni, por edhe deklaratën e Ziadin Selës për ndarje në dy federata të Maqedonisë, nëse shqipja nuk barazohet me maqedonishen, në nivel shtetëror.
Sipas tij, OBRM-PDUKM-ja bën dëme të shumëfishta, ndërkaq Ziadin Sela bie në kurthin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































