LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie shpreh shqetësimin për njerëzit në Ukrainë: Është jetike që të bëhet gjithçka që është e mundur për të mbështetur ata që ikin nga shtëpitë e tyre

Angelina Jolie shpreh shqetësimin për njerëzit në Ukrainë: Është jetike që të bëhet gjithçka që është e mundur për të mbështetur ata që ikin nga shtëpitë e tyre

Angelina Jolie thotë se është jetike që ‘të bëhet gjithçka që është e mundur’ për të mbështetur ata që ikin nga shtëpitë e tyre në Ukrainë.

Ylli i Hollywoodit dhe humanitarja – e cili u emërua e dërguar e posaçëm në Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në vitin 2012 – po ‘lutet’ për ukrainasit pasi presidenti rus, Vladimir Putin nisi një sulm të paprecedentë ndaj vendit të enjten, shkruan DailyMail.

Foto: Getty Images

“Ashtu si shumë prej jush, unë po lutem për njerëzit në Ukrainë. Fokusi im së bashku me kolegët e mi nga Refugees, është që të bëhet gjithçka e mundur për të garantuar mbrojtjen dhe të drejtat themelore të njeriut të të zhvendosurve dhe refugjatëve në rajon”, tha ish-i Brad Pitt.


“Ne kemi parë tashmë raporte për viktima dhe njerëz që kanë filluar të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri. Është shumë herët për të ditur se çfarë do të ndodhë, por rëndësia e këtij momenti – për popullin e Ukrainës dhe për sundimin ndërkombëtar të ligjit – nuk mund të mbivlerësohet”, tha aktoria në një postim në Instagram.

Ylli i “Salt” ndau gjithashtu një deklaratë nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, i cili po punon me Kombet e Bashkuara, Ukrainën dhe vende të tjera në Evropë për të ofruar mbështetje humanitare.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën e përkeqësuar me shpejtësi dhe veprimet e vazhdueshme ushtarake në Ukrainë. Pasojat humanitare mbi popullsinë civile do të jenë shkatërruese. Nuk ka fitues në luftë, por jetë të panumërta do të copëtohen”, shtoi ajo.

Foto: Getty Images

“Ne kemi parë tashmë raporte për viktima dhe njerëz që kanë filluar të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri. Jetët e civilëve dhe infrastruktura civile duhet të mbrohen dhe ruhen në çdo kohë, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare. Rrjedhimisht, ne kemi rritur operacionet dhe kapacitetin tonë në Ukrainë dhe vendet fqinje”, thuhet ndër tjera në deklaratë.

Jolie është më e njohur për filmat e saj “Tomb Raider”, si dhe së fundi me Maleficent. Ajo është nënë e gjashtë fëmijëve – Maddox, Pax, Shiloh, Zahara, Vivienne dhe Knox – me ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori