Angelina Jolie u largua nga magjepsja e saj e zakonshme në Hollywood në pamjet e para të filmit biografik, “Maria”.

Aktorja, 48 vjeçare, është shndërruar në rolin e yllit të operas, Maria Callas, për filmin - i cili do të ndjekë jetën dhe trashëgiminë e saj të trazuar.


Në një pamje paraprake të Angelinas në rolin e Marias, aktorja është pa shfaqur makijazh dhe duke mbajtur një palë syze ngjyrë kafe.

76373503 12614083 image a 26 1696931078442 1 Angelina Jolie

Maria, e cila ishte një nga këngëtaret më të njohura dhe me ndikim të operës së shekullit të 20-të, u nda nga jeta në vitin 1977.

Artistja ishte e njohur për gamën e saj të jashtëzakonshme në skenë, si dhe për jetën e saj të turbullt dashurie që përfshinte një romancë me manjatin grek të anijeve, Aristotle Onassis.

76373501 12614083 image m 32 1696931686852 Angelina Jolie

Jolie ka luajtur më parë njerëz të famshëm: Në 1998 ajo luajti si supermodelja tragjike, Gia Carangi në “Gia” dhe në 2007 ajo luajti si Mariana Pearl në filmin “A Mighty Heart”.

Maria u shkrua nga Steven Knight përpara grevës së WGA të Hollywoodit dhe iu dha një marrëveshje e përkohshme SAG-AFTRA.

63723669 12614083 Angie will train hard I take very seriously the responsibility t a 33 1696931694848 Maria Callas

Callas jetoi nga viti 1923 deri në vitin 1977. Ajo ka lindur në Amerikë, me origjinë është greke.

Ajo nuk ishte e njohur vetëm për zërin e saj të jashtëzakonshëm, i cili e bëri atë një nga këngëtaret më të mira të operës së shekullit të 20-të, por edhe për bukurinë e saj të mrekullueshme që vuri në qendër të vëmendjes romancat e saj të shumta. /Telegrafi/

63723671 12614083 Callas In Paris in the 1960s m 65 1696932607765 Maria Callas