LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk janë më të martuar ligjërisht

Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk janë më të martuar ligjërisht
Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Anthony Harvey/Getty Images/Guliver)

Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga CNN, Jolie dhe Pitt ligjërisht janë beqarë.

Jolie paraqiti divorcin nga Pitt, duke përmendur dallimet e papajtueshme, në vitin 2016.

Dokumentet e gjykatës të paraqitura në atë kohë treguan palët e ndara më 15 shtator 2016, dy vjet dhe një muaj pasi u martuan në gusht të vitit 2014, pas një lidhjeje prej gati një dekade dhe gjashtë fëmijëve.


Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Që atëherë, ish-bashkëshortët kanë luftuar për kujdestarinë e fëmijëve të tyre: Maddox, 16, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 12, dhe binjakët Knox dhe Vivvienne, 10.
Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të gjykohen në rastin e kujdestarisë.

Jolie ka kërkuar kujdestarinë e vetme, ndërsa Pitt ka kërkuar kujdestarinë e përbashkët.

Angelina Jolie dëshiron të rikthehet te Brad Pitt!
Lexo po ashtu Angelina Jolie dëshiron të rikthehet te Brad Pitt!

Avokati i divorcit me qendër në Atlanta, Randy Kessler, tha për CNN se vendimi i gjykatës lejon Jolie dhe Pitt të mos jenë më të martuar, ndërsa vazhdojnë të trajtojnë çështje të tilla si kujdestaria.

“Kalifornia është një nga shtetet unike që u lejon palëve të marrin një divorc pa zgjidhjen e të gjitha çështjeve të tjera”, tha Kessler. “Gjeorgjia dhe shumica e shteteve të tjera kërkojnë që palët të zgjidhin gjithçka – kujdestarinë, mbështetjen e fëmijëve, ndarjen e pronës – para se t’u japë atyre një divorc, sepse kjo i motivon njerëzit që të përfundojnë negociatat në mënyrë që ata të mund të marrin divorcin”.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt me fëmijët e tyre (Foto: Junko Kimura/Getty Images/Guliver)

Kessler, i cili ka përfaqësuar disa klientë në rastet e divorcit të të famshmëve, tha se nuk është për t’u habitur që rasti i Joliet dhe Pitt është ende në vazhdim.

“Kur çështjet e fëmijëve janë të përfshira, është mirë që gjithçka të zgjidhet me qetësi dhe jo të nxitohet”, tha ai. “Duket sikur gjykata po përpiqet të mbrojë fëmijët”, ka shtuar më tej.

"Kurrë mos thuaj kurrë", Angelina Jolie nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për presidente të ShBA-së
Lexo po ashtu "Kurrë mos thuaj kurrë", Angelina Jolie nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për presidente të ShBA-së

Si pjesë e dosjes, mbiemri i Angelinës u rivendos Jolie, nga ai që kishte me statusin e martuar, pra Pitt.

Një përfaqësues i Brad Pittit nuk kishte asnjë koment në lidhje me rastin kur u kontaktua nga CNN. /Telegrafi/

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori