Angela Martini vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes që nga martesa me pasanikun rumun, Dragos Savulescu.

Bukuroshja shqiptare javë më parë përmes rrjeteve sociale njoftoi se e ka kurorëzuar me martesë lidhjen me partnerin e saj.


angela (Foto: Instagram/Angela_Martini)

Ndërsa kohë pas kohë në profilin e saj në Instagram ka publikuar imazhe që dukeshin si një set fotografik.

Porse e gjitha duket të ketë qenë pjesë e një klipi që modelja dhe burri i saj e kanë xhiruar.

angela1 (Foto: Instagram/Angela_Martini)

Angela i ka publikuar tri video në Instagram që janë në formë të një filmi të shkurtër të çiftit.

Regjinë e këtij xhirimi e ka bërë Ryan Gregory Phillips, ndërsa nuk mungojnë edhe skenat intime të dy protagonistëve.

angela2 (Foto: Instagram/Angela_Martini)

Modelja shkodrane shfaqet jashtëzakonisht atraktive e veshur me të brendshme, ndërsa janë të pranishme edhe vallëzimet joshëse të saj.

Njëherësh, ajo paraqitet edhe në rolin e një femre të rrezikshme. Për më shumë ndiqni videot e mëposhtme. /Telegrafi/

angela5 (Foto: Instagram/Angela_Martini)

angela4 (Foto: Instagram/Angela_Martini)