Ajo është njëra nga modelet më të admiruara në trojet shqiptare.

Fjala është për bukuroshen nga Shkodra, Angela Martini, e cila tashmë jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Amerikë.


Artistja, e ndjekur nga mbi 400 mijë njerëz në Instagram, herë pas here publikon edhe imazhe e video të ndryshme.

Screenshot 3 38 Angela Martini (Foto: Instagram)

Së fundmi, 34 vjeçarja ka marrë vëmendje me një video në të cilën është shfaqur mjaft provokuese.

E veshur me nje fustan të bardhë me pika të zeza të prerë anash, Martini vjen në formë të mahnitshme.

“Gjërat në mendjen time”, ka shkruar ajo, teksa këtë e ka shoqëruar me këngën e Drake “Wants and Needs”.

Angela përndryshe ka qenë fituese e “Miss Universe Albania” në vitin 2010. /Telegrafi/