Angela Martini ngacmon imagjinatën e ndjekësve me paraqitjen e fundit provokuese

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh publikon fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese.
Disa të tilla, modelja shkodrane i publikoi së fundmi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka pozuar me një veshje të zezë me pelerinë, e cila vinte në pah këmbët e saj atraktive.
Duke veshur një palë geta të gjata deri mbi gju, Martini është dukur edhe më provokuese në këto fotografi.

Ajo ka pranuar mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj, të cilët janë afro 590 mijë në këtë rrjet social. /Telegrafi/

Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































