Fëmija i tretë i çiftit mbretëror morri një vëmendje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

Prindërit Kate dhe William më në fund edhe e kanë bërë publike emrin e pjesëtarit më të ri të familjes.


Sipas të përditshmes britanike "The Mirror" emri i fëmijës mbretërore është Luis Artur Charles.

Dukeshën e Kembrixhit lindi rreth orës 11:00 dhe disa orë më pas la spitalin e veshur si Princesha e ndjerë, Diana.

Dyshja tashmë ka marrë poza para derës së spitalit pas daljes së parë në publik me të sapoardhurin në jetë.

Sipas rregullave të trashëgimit të kurorës, princi i sapolindur do të kishte një avantazh ndaj motrës së saj më të vjetër, Charlotte.

Megjithatë, rregulli i paragjykimeve kundër pasardhësve meshkuj është hequr, që do të thotë se fëmijët mbretërorë tani trashëgojnë fronin në rendin e rreptë të lindjes. /Telegrafi/