Anëtari i “One Direction” lëndohet dhe vjell në fushë (Video)

Në takimin ndërmjet njëmbëdhjetëshit të Petrov dhe njëmbëdhjetëshit të Celticut, morën pjesë disa futbollistë të pensionuar e disa aktivë, madje edhe disa jashtë sferës së futbollit, siç ishte anëtari i grupit “One Direction”, Louis Tomlinson.
Kur po zhvillohej minuta e 53-të, muzikanti u përplas në tokë nga sulmuesi i Aston Villas, Gabriel Agbonlahor. Pasi u lëndua, 21-vjeçari e lëshoi menjëherë fushën dhe duke shkuar në zhveshtore ka vjellë.
Fansat e grupit kanë qenë aq të hidhëruar me veprimin e Agbonlahor, saqë gjatë gjithë kohës kanë bërtitur dhe e kanë kërcënuar atë.
Ndryshe, Stiliyan Petrov po vuan nga leukemia akute, ndërsa ndeshjen e fitoi ekipi i tij me rezultat 5-3. Sulmuesi i Fulhamit, Dimitar Berbatov, shënoi het-trik për fituesit. /Telegrafi/





























































