LAJMI I FUNDIT:

Anëtarët e LGBTI po detyrohen ta lënë Kosovën për shkak të kërcënimeve

Anëtarët e LGBTI po detyrohen ta lënë Kosovën për shkak të kërcënimeve
Foto: Arkiv

Në Kosovë jeta është bërë e vështirë për anëtarët e komunitetit LGBTI dhe ata po detyrohen të largohen nga Kosova.

Kështu u theksua në konferencën “Përmirësimi i të drejtave për LGBTI – Çka shkoi gabim dhe çka mund të bëjmë më ndryshe?” të organizuar nga CSGD dhe CEL, në kuadër të Javës së Krenarisë.

Liridon Veliu, menaxher i programeve në CSGD tha se pjesëtarë të këtij komuniteti po largohen nga Kosova për shkak të frikës dhe përmendi raste të disa aktivistëve që u larguan pas paradës së parë që u mbajt në Kosovë. Njëherësh, u bëri thirrje institucioneve përkatëse që të punojnë më shumë për sigurinë e këtyre personave.


“Aktivizimi dhe pjesëtarët e komunitetit LGBTI që janë veprimtarë marrin kërcënime të përditshme, jo vetëm kundër tyre por edhe ndaj familjeve e miqve të tyre. Dëshiroj ta theksoj këtë çështje sepse aktivistët janë ata që bëjnë gjithçka të funksionojë për komunitetin LGBTI, ne duhet ta kemi parasysh që duhet të angazhohemi për ta fuqizuar aktivistët dhe për të bërë thirrje institucioneve që të punojnë më shumë për sigurinë personale të komunitetit LGBTI në Kosovë”, tha Veliu.

E pranishme në këtë konferencë ishte edhe ngarkuara me punë e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Colleen E. Hyland, e cila tha se LGBTI po përballet me sfida të shumta në te gjitha aspektet. Ajo po ashtu tha se Kosova ka kornizën ligjore më tw avancuar për të drejtat e njeriut, dhe sipas saj, është detyrë e Qeverisë që ta zbatojë atë.

Hyland tha se duke e ndërgjegjësuar shoqërinë për të drejtat e këtij komuniteti, po ndihmohet që Kosova të ecë përpara.

“Të gjithë kanë të drejtë që të jetojnë në liri dhe dinjitet dhe duke e ngritur ndërgjegjësimin për të drejtat e komunitetit LGBT, po e ndihmoni Kosovën që të ecë përpara drejt një të ardhmeje ku të gjithë njerëzit trajtohen me respektin dhe dinjitetin që e meritojnë. Anëtarët e komunitetit LGBTI janë po ashtu anëtarë të familjes sonë, kolegë të punës dhe ata përballen me diskriminim të gjithanshëm, sa i përket edukimit, kujdesit shëndetësor, strehimit, punësimit si dhe kërcënimit të përditshëm dhe nuk është e lehtë për ta për të jetuar nën presion”, ka thënë Hyland.

Në kuadër të kësaj jave, do të mbahen edhe aktivitete të tjera deri më 10 tetor, kur do të mbahet edhe “Parada e krenarisë”, që do të përmbyllet me një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”. Rikujtojmë se “Java e Krenarisë” organizohet nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Barazi dhe Liri (CEL). /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori