Kosovën ende e presin sfida sa i përket anëtarësimit në Këshill të Evropës (KE).Të drejtat e njeriut respektohen por jo në standardin e vendeve evropiane, të cilat janë anëtare të KE-së.
Kështu vlerësojnë në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thotë për arbresh.info se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është një sfidë në vete.
“Ne segmentin e të drejtave të njeriut kemi ende sfidë. Sa i përket Këshillit të Evropës, Kosova ende nuk është pjesë e këtij mekanizmi, nuk është pjesë gjithashtu edhe e sistemit të drejtësisë i cili realisht përfshin Gjykatat e Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mirëpo kjo rrjedhë si pasojë e ratifikimit në rend të parë të konventës dhe të qenit anëtarë i Këshillit të Evropës dhe për ne ka qenë hendikep definitivisht, sepse qytetarët e vendi të Kosovës përjashtim prej vendeve të tjera të Ballkanit, kanë qenë në vijën e zezë gjatë gjithë kohës së këtij procesi, sepse nuk ka pas mundësi për me ju qas Gjykatës Evropiane sepse ndoshta është organi më i sofistikuar në marrëdhëniet ndërkombëtare sa i përket të drejtave të njeriut dhe ajo afekton definitivisht të drejtat”, ka thënë ai.
Jashari ka thënë se duhet përkrahje e Kuvendit dhe përfaqësuesve të popullit në mënyrë që të zbatohen rekomandimet që kërkohen për anëtarësim në KE.
“Ne si institucion i Avokatit të Popullit e kemi këtë mandat mirëpo neve gjithashtu na duhet përkrahje më e madhe edhe Kuvendit, përfaqësuesve të popullit. Në vitin e kaluar i kemi kërkuar kryeministrit të vendit me nxjerrë një vendim me kriju një grup ndërministror dhe ajo ka ndodh fatmirësisht dhe po shpresojmë me Qeverinë e re takimet e para me i realizu që të ketë një monitorim të vazhdueshëm sa i përket zbatimit të rekomandimeve sepse jemi institucioni kyç, institucion kushtetues që merremi me këtë punë”, ka thënë Jashari.
Ndërsa Kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, ka thënë se Kosova si një vend në tranzicion që përballet me shumë probleme si ekonomike e sociale nuk mund t’i zbatojë të drejtat e njeriut sipas standardeve evropiane.
“Realisht Kosova si një vend në tranzicion me një ekonomi të dobët, me situatë të sigurisë të ndjeshme, me një politikë të paqëndrueshme e ka shumë problem t’i zbatojë të drejtat e njeriut sipas standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, mirëpo për Kosovën vlejnë ato standarde minimale të respektimit të drejtave të njeriut dhe Kosova i plotëson ato standarde por për një shtet i cili nuk mund të sigurojë qetësi për qytetarët e vet, një vend pune, shëndetësi cilësore, arsim cilësor dhe shërbime të tjera, atëherë është problem që të mburret me respektimin e të drejtave të njeriut”, ka thënë ai.
Shala thotë se Kosova ka një legjislacion të mirë për të drejtat e njeriut, por sipas tij është një rrugë e gjatë për anëtarësim.
Ai thotë se Bashkimi Evropian është ai që po shkel të drejtat e qytetarëve të vendit duke i cenuar të drejtën e lëvizjes qytetarëve të Kosovës.
“Kosova nuk ka mundësi t’i përbush ato standarde të cilat po i kërkon BE pasi është vet ajo që e shkel një të drejtë të madhe ndaj qytetarëve të Kosovës, të drejtën e lirisë së hyrjes”, u shpreh ai.
Ai thotë se Kosova nuk dallon nga vendet e rajonit, por që sipas tij, kjo nuk mjafton që të barazohemi me vendet e Bashkimit Evropian.
“Kosova nuk dallon shumë nga vendet e rajonit, në qoftë se merret parasysh parametrat apo standardet për të drejtat e njeriut, Kosova nuk qëndron me keq se Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria. Mirëpo këto nuk mjaftojnë që të jemi korrekt apo të jemi të barabartë me shtetet e BE-së të cilat kanë një traditë shumë më të gjatë, kanë një legjislacion të fuqishëm i cili zbatohet, kanë prosperitet ekonomik që Kosova nuk mund ta arrijë ndoshta për 500 vjet”, shtoi Shala.
Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës kërkon shumë reforma, sidomos në fushën e ligjit dhe të drejtave të njeriut.
Sipas tij, kjo nuk është vetëm çështje e votimit nga shtetet anëtare.
“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte e rëndësishme dhe e dobishme për Kosovën. Por procesi i anëtarësimit është shumë teknik dhe kërkon shumë reforma, sidomos në fushat e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Nuk është vetëm çështje e votimit”, ka thënë O’Connell, shkruan arbresh.info.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës