LAJMI I FUNDIT:

Anelka: Mbappe duhet të jetë numri një te PSG, Messi duhet të ndryshojë dhe t’i shërbejë atij

Anelka: Mbappe duhet të jetë numri një te PSG, Messi duhet të ndryshojë dhe t’i shërbejë atij

Nicolas Anelka ka qenë i qartë në analizën e tij për Paris Saint-Germainin, duke thënë se Lionel Messi duhet të krijoë raste për Kylian Mbappen, dhe jo anasjelltas.

Ish -sulmuesi francez është një admirues i madh i aftësive të sulmuesit të ri të PSG -së, ndërsa ai mendon se edhe Messi duhet ta përshtat lojën e tij për t’iu përshtatur atributeve të ylli që e fitoi Kupën e Botës me Francën.

“Mbappe duhet të udhëheqë sulmin sepse ai është nr.1. Messi ishte te Barcelona, por tani ai duhet t’i shërbejë Mbappes”.


“Ai ka qenë në klub për pesë vjet dhe Messi duhet ta respektojë atë”, ka thënë Anelka për Le Parisien.

Mbappe pritet të largohet nga “Parc des Princes” drejt Real Madridit verën e ardhshme dhe Anelka e kupton dëshirën e tij për të lënë Francën nëse dëshiron të vazhdojë dhe të fitojë “Topin e Artë”.

“Ai është një lojtar fenomenal përsa i përket shpejtësisë së tij, nuk ka njeri më të mirë në planet. Nëse Parisi dëshiron të ketë ekipin më të mirë, duhet të bëjë gjithçka që mundet për ta mbajtur atë”.

“Por unë mendoj se është shumë e qartë në kokën e Kylian. Ai dëshiron të shohë diçka tjetër, dhe kjo ka kuptim. Ai është duke ëndërruar për “Topin e Artë”, dhe si mund ta fitojë nëse luan në ligën e gjashtë më të mirë sipas koeficientit të UEFA-s?”.

“Nëse Kylian do të kishte qenë në Angli ose Spanjë për tre vitet e fundit, ai do të kishte fituar tashmë Topin e Artë”, deklaroi Anelka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Kalo në kategori