LAJMI I FUNDIT:

Android 14 sjell performancë të përmirësuar të baterisë

Android 14 sjell performancë të përmirësuar të baterisë

Android është një sistem operativ celular, i cili është më i popullarizuari në botë për nga numri i përdoruesve dhe së shpejti do të ketë një version të ri.

Google planifikon të zbulojë versionin e ardhshëm të sistemit operativ celular, Android 14, më 10 maj. Versioni i ri i platformës duhet të ketë përmirësime në performancë dhe bateri, siguri dhe privatësi.

Aktualisht, Android 14 është në fazën e testimit dhe vetëm personat e brendshëm kanë qasje në beta të zhvillimit. Veçoritë që do të rendisim më poshtë mund të mos jenë të disponueshme në versionin përfundimtar të Android 14, por ja çfarë Gogole po punon aktualisht.


Performanca e përmirësuar e baterisë – Google po punon për të kontrolluar konsumin e baterisë në Android, gjë që do të ndryshojë mënyrën se si sistemi kontrollon detyrat në sfond, si dhe shkarkimet dhe ngarkimet. Ekziston edhe një opsion që kontrollon se sa kohë ka kaluar përdoruesi para ekranit që nga ngarkimi i fundit i baterisë.

Mbështetje e përmirësuar për ekranet e mëdhenj – Do të ketë më shumë aplikacione të optimizuara më mirë që do të mund të funksionojnë në telefonat standardë, pajisjet rrotulluese dhe tabletët.

Siguri më e mirë – Android 14 nuk do të lejojë instalimin e aplikacioneve më të vjetra, të cilat janë krijuar për Android 5.1 ose versione të mëparshme të softuerit. Do të ketë gjithashtu mbështetje më të mirë për zhbllokimin e pajisjeve me metoda biometrike.

Blloko qasjen te fotot dhe videot – Android tashmë ka një opsion për të cilin aplikacionet mund të bllokosh aksesin në të gjitha fotot dhe videot, dhe Android 14 do të ketë një opsion që do të lejojë qasjen në skedarë individualë.

Ekzistojnë gjithashtu opsione për të kaluar në fontet më të mëdha që shkojnë deri në 200 për qind (Android 13 ofron një opsion për të zmadhuar fontet deri në 130 për qind), si dhe aftësinë për të aktivizuar një kamerë ose ekran të ndezur kur mbërrijnë njoftimet e reja. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Teknologji
Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Lojëra
Kalo në kategori