Andres Iniesta ka deklaruar dëshirën e tij për t’u rikthyer sërish tek Barcelona teksa mesfushori 40-vjeçari po i afrohet pensionimit.

Teksa Iniesta i është afruar perëndimit të karrierës së tij të jashtëzakonshme, 40-vjeçari ka shprehur dëshirën e përzemërt për t’u rikthyer në klubin e tij të fëmijërisë, nga i cili u largua si legjendë në vitin 2018.


Që prej atëherë ai ka luajtur në Japoni për Vissel Koben dhe verën e kaluar ai u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sidoqoftë, ish-fituesi i Kupës së Botës nuk e ka shijuar aventurën në Lindjen e Mesme dhe sezonin e tij të parë në Ligën e Emirateve pasi ekipi i tij ra nga liga.

iniesta 2

Në një event të mbajtur në Madrid së fundmi, Iniesta i bëri të ditur aspiratat e tij dhe insistoi se do të donte të rikthehej tek Barcelona në ndonjë rol në të ardhmen e afërt.

“Do të doja të rikthehesha tek Barcelona, por natyrisht, nuk e di ende kur ose si, është diçka që askush nuk e di. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Iniesta.

Iniesta gjithashtu beson se Xavit duhej t’i ipej më shumë kohë nga bordi i Barcelonës. Ish-trajneri i Barcelonës duroi një periudhë të vështirë në ‘Camp Nou’ dhe u zëvendësua nga Hansi Flick pasi dështoi ta udhëheq klubin drejt trofeve.

iniesta 3

“Do të doja që ai të vazhdonte për atë që përfaqëson për mua. Unë shpresoj se me të (Flick), Barça do të jetë në gjendje të luftojë sërish për të gjithë titujt e mundshëm dhe të ketë stabilitet për një kohë të gjatë”, përfundoi ai.

Gjatë kohës sa ishte futbollist i Barcelonës, Iniesta fitoj disa tituj të ndryshëm, duke përfshirë nëntë tituj të La Ligës dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.

Ëndrra e tij për t’u rikthyer na bën të kuptojmë lidhjen shpirtërore që ka ai me klubin në të cilin bëri emër si lojtar./Telegrafi/

telegrafi sport app