Mesfushori portugez, Andre Gomes po kalon javët e fundit si futbollist i Barcelonës.
Pasi ka dështuar të tregoj vlerat e tij, Gomes nuk ka mundur të bëjë një vend titullari në Camp Nou.
Kësisoj mesfushori portugez ka vendosur të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni.
E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin anglez Ligën Premier.
Janë dy skuadrat londineze, West Ham United dhe Tottenham Hotspur që kanë shprehur interesim për të.
Lideri aktual i La Ligas, Barcelona është e gatshme ta shesë futbollistin nëse vije një ofertë rreth 40 milionë euro.
24-vjeçari ka një kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2021. /Telegrafi/