LAJMI I FUNDIT:

Andonovski: Maqedonia duhet të krijoj kushte jetese për refugjatët ukrainas

Andonovski: Maqedonia duhet të krijoj kushte jetese për refugjatët ukrainas

“Në Maqedoni janë të regjistruar 300 refugjatë ukrainas, ndërsa rreth 1000 të tjerë kanë statusin e turistit dhe nuk mund të ushtrojnë të drejtat e tyre elementare këtu, të regjistrojnë fëmijët në çerdhe apo shkollë, të gjejnë punë, e aktivitete të tjera”, tha sot zëvendës Avokati i Popullit, Jovan Andonovski.

Ai thotë se qeveria ka shpallur zgjidhje të çështjes disa muaj më parë, por ende nuk është bërë asgjë.

Ai u bëri thirrje institucioneve që të kenë një qasje më serioze.


“Me statusin që kanë aktualisht në vendin tonë, njerëzit nuk kanë mundësi të hyjnë në tregun e punës dhe për rrjedhojë nuk mund të fitojnë vetë burimet e tyre të të ardhurave dhe ky është një problem serioz. Mendoj se shteti, meqë tashmë kanë kaluar tre muaj pasi kemi pranuar refugjatë nga Ukraina në Maqedoni, kjo çështje duhet trajtuar seriozisht, dhe jo vetëm të vizitojmë Kievin dhe të fotografohemi, por edhe të gjejmë zgjidhje konkrete për këto probleme”, – tha Andonovski.

Ai shtoi se hotelet bregdetare në Bullgari strehojnë rreth 100.000 refugjatë ukrainas, të cilët me fillimin e sezonit turistik do të shpërngulen sërish dhe pritet që një pjesë e madhe të shkojnë drejt Maqedonisë.

Andonovski së bashku me Ambasadën e Ukrainës në Maqedoni dhe Asociacionin e Ukrainasve, zhvilluan poashtu edhe një aksion humanitar për popullin e Ukrainës.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori