LAJMI I FUNDIT:

Andonov: Zaevin mund ta vrasin siç e vranë Nemcovin në Rusi

Andonov: Zaevin mund ta vrasin siç e vranë Nemcovin në Rusi

Profesori Oliver Andonov, që konsiderohet si i afërt me OBRM-PDUKM në një intervistë për të përditshmen “Veçer” ka komentuar situatën politike në vend. LSDM nuk po tregohet e sinqertë me Marrëveshjen e Përzhinos, ka thënë Andonov, duke respektuar vetëm ato pika që i konvenojnë, siç është pjesëmarrja në qeveri. Kur vjen fjala te mbajtja e zgjedhjeve LSDM bën çmos që ato të mos mbahen, duke u frikuar nga mbështetja e dobët që ka, njofton Zhurnal, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sa i takon përgjimeve telefonike, Andonov është i mendimit se Zaevi nuk i ka dorëzuar të gjitha materialet që i posedon në Prokurorinë Speciale. Dëshmi për këtë janë materialet e gjetura te Zoran Bozhinovski dhe te rasti  tashmë i mbyllur “Fabrika”. Andonov ka tërhequr paralele ndërmjet politikanit opozitar rus Nemcov i cili u vra në qendër të Moskës dhe kryetarit të LSDM-së Zaev.

“Nemcovi u përpoq të bënte të njëjtën gjë në Rusi. Morri para nga Sorosi, premtoi rezultate por nuk i arriti. Si përfundoi ai? E vranë çeçenët dhe u munduan t’ia hedhin fajin Putinit.” është shprehur Andonov, i cili parashikon që Zaevi shumë shpejt ta humbë përkrahjen e ambasadorëve të huaj por edhe të strukturave brenda partiake./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori