Parma ka arritur marrëveshje për blerjen përfundimtare të sulmuesit shqiptar Andi Zeqirit.

21 vjeçari që luan në sulm te Lausanne-Sport, pritet të kalojë për shumën e 3.5 milionë euro, plus bonuse.


Lojtari është i bindur për destinacionin e ri që është Parma, edhe pse javëve të fundit kishte interesim prej klubeve të ndryshme si Marseille, Hellas Verona dhe Udinese.

andi zeqiri

Për Zeqirin do të ishte një rikthim në Itali pas përvojës si huazim në sezonin 2016-17 te Juventusi, kur luante me grupmoshat që drejtoheshin nga trajneri Fabio Grosso.

Zeqiri  ka 9 paraqitje dhe ka shënuar 9 gola me ekipin U21 të Zvicrës.

Sezonin e fundit ai ka shënuar 17 gola në 33 paraqitje, duke e ndihmuar ekipin e tij të ngjitet në elitën e futbollit zviceran.

andi zeqiri

FFK tash e sa kohë është në bisedime me lojtarin dhe ai pritet të bashkohet për ndeshjet e muajit tetor. /Telegrafi/

telegrafi sport app