LAJMI I FUNDIT:

Anderlechti pagoi te Skënderbeu 750 mijë euro për Kristal Abazajn

Anderlechti pagoi te Skënderbeu 750 mijë euro për Kristal Abazajn
Lojtari me menaxherin e tij Shkumbin Qorrmemeti

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit të kalimit të Kristal Abazajt te klubi belg i Anderlechtit, kanë dalë edhe detajet e para të këtij operacioni.

Kështu Supersport raporton se për kartonin e sulmuesit të Luftëtarit, klubi belg ka paguar plot 750 mijë euro.

Gjithsesi këto para nuk do të shkojnë në arkat e Luftëtarit, por në ato të Skënderbeut, që disponon edhe kartonin e Abazajt që prej muajit janar.


Korçarët paguan 300 mijë euro për ta marrë Abazajn nga Luftëtari, por e lanë në huazim deri ne fund të sezonit.

Natyrisht që ky është një operacion shumë fitimprurës për korçarët, që arkëtojnë plot 450 mijë euro për një lojtar që nuk shkoi asnjëherë në Korçë.

Lojtari do të fitojë 250 mijë euro në vit fillimisht.

Ai ka nënshkruar kontratë për tri vite me gjigantin belg. /Supersport/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi befason me zgjedhjen për trajnerin e ri, nuk është Xabi Alonso

Real Madridi befason me zgjedhjen për trajnerin e ri, nuk është Xabi Alonso

La Liga
Federata Spanjolle e Futbollit bën të ditur dënimin e Mbappes pas kartonit të kuq

Federata Spanjolle e Futbollit bën të ditur dënimin e Mbappes pas kartonit të kuq

La Liga
Formacionet zyrtare, Borussia Dortmund – Barcelona: Flick me disa ndryshime në përbërje

Formacionet zyrtare, Borussia Dortmund – Barcelona: Flick me disa ndryshime në përbërje

Liga e Kampionëve
UEFA ia plotëson Real Madridit një kërkesë speciale para sfidës ndaj Arsenalit

UEFA ia plotëson Real Madridit një kërkesë speciale para sfidës ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Flitet për një rikthim shokues të Jose Mourinhos në ish klubin e tij në Ligën Premier

Flitet për një rikthim shokues të Jose Mourinhos në ish klubin e tij në Ligën Premier

Premier League
Bayern Munich me një mungesë të madhe për duelin e kthimit ndaj Interit

Bayern Munich me një mungesë të madhe për duelin e kthimit ndaj Interit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori