LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti vlerëson lartë Shqipërinë (Video)

Ancelotti vlerëson lartë Shqipërinë (Video)

Carlo Ancelotti ka qenë i ftuar i veçantë i kryeministrit Edi Rama në një promovim të veçantë të librit të tij, “Quiet Leadership: Winning Hearts, Minds and Matches” (Lidershipi i qetë: Të fitosh zemrat, mendjet dhe ndeshjet).

Ancelotti midis Tiranës zbulon të vërtetën e pseudonimit Carletto
Lexo po ashtu Ancelotti midis Tiranës zbulon të vërtetën e pseudonimit Carletto

Ancelotti deklaron se Shqipëria ishte gjëja më e bukur që i ka ndodhur futbollit në Euro 2016.

“E pashë mirë Shqipërinë, shumë mirë në grup, por sidomos në kualifikuese. Po flisnim pak ditë më parë në mbledhjen e trajnerëve në UEFA se gjëja e bukur e këtij Europiani ishin të vegjlit si Shqipëria”.


“Sollën në Evropë një entuziazëm të madh dhe kjo është bukuria e futbollit. Në UEFA ka bërë përshtypje që fitoi Portugalia. Për ju, më vjen keq, pasi nëse barazonit ndeshjen e parë, do kalonit grupin”, deklaroi Ancelotti.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm në sallë, rreth sugjerimeve se si kombëtarja shqiptare mund të mundte Italinë, Ancelotti preferoi të evitonte një përgjigje.

“Për këtë duhet të mendojë Gianni de Biasi. Mendoj se hovi që ka pësuar Shqipëria në vitet e fundit është falë punës së Giannit. Distanca mes skuadrave është ulur shumë, ka bërë një Europian shumë të mirë. Mendoj se çdo skuadër ka objektivin e vet, që lidhet me cilësinë e lojtarëve që keni në dispozicion. Unë mendoj se një skuadër e vogël klubi nuk mund të fitojë Ligën e Kampionëve, por mundet të bëjë futboll të mirë, zbavitës. Kjo mund të arrihet në çdo skuadër, edhe kjo është një fitore”, u shpreh ai.

http://www.dailymotion.com/video/x4rl8wb_carlo-ancheloti-vjen-ne-tirane_news#tab_embed

Në trend Sport

Më shumë
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen kundërshtarët e 1/8-tës

Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen kundërshtarët e 1/8-tës

Liga e Evropës
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Kalo në kategori