LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti tregon se sa gola pret nga Bellingham deri në fund të sezonit: Jemi të befasuar nga ai

Ancelotti tregon se sa gola pret nga Bellingham deri në fund të sezonit: Jemi të befasuar nga ai

Jude Bellingham është sensacioni i këtij sezoni te Real Madridi dhe jo vetëm.

Mesfushori anglez ka shkëlqyer te Los Blancos, duke u bërë lider i gjigantit madrilen.

Në 13 ndeshje zyrtare, Bellingham ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë, madje me dy gola ai e vendosi edhe El Clasicon duke i dhënë fitoren Real Madridit 2-1.


Për ecurinë fantastike të Bellingham dhe golat e shumtë të tij ka folur edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti. Tekniku italian ka thënë se Bellingham mund të shënoj 20 apo 25 gola deri në fund të sezonit.

Jude Bellingham ka një 'pikë të dobët' për të cilën e di vetëm miku i tij më i mirë
Lexo po ashtu Jude Bellingham ka një 'pikë të dobët' për të cilën e di vetëm miku i tij më i mirë

“Bellingham mund të shënojë pa problem fare shumë gola, edhe 20 apo 25. Por, ne te Reali presim më shumë edhe nga të tjerët, sidomos nga sulmuesit. Jemi të befasuar nga Bellingham, më la pa fjalë në golin e parë që i shënoi Barcelonës”, tha Ancelotti.

Trajneri italian u pyet pse Bellingham nuk festoi në momentin që e realizoi golin e dytë.

Jude Bellingham, apo ‘Golden Boy’ i vitit 2023 – ai pritet të rrëmbejë edhe çmimet e tjera si lojtari i ri më i miri
Lexo po ashtu Jude Bellingham, apo ‘Golden Boy’ i vitit 2023 – ai pritet të rrëmbejë edhe çmimet e tjera si lojtari i ri më i miri

“Po, ai duket sikur është një veteran. Na ndihmoi shumë në ndeshje dhe pasi barazoi rezultatin patëm shtysën e duhur për të fituar ndeshjen ndaj Barcelonës”, deklaroi tekniku italian.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori