Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë para mediave se klubi nuk po planifikon që të bëjë ndonjë blerje gjatë afatit të janarit për të kompensuar humbjen e Dani Carvajal për pjesën e mbetur të sezonit.

Një prej pyetjeve të para që iu shtrua teknikut italian ishte nëse Real Madridi do të nënshkruante me një mbrojtës si zëvendësues i Carvajal.


“Nuk i kam kërkuar klubit përforcime, sepse vitin e kaluar tashmë u ballafaquam me lëndimet që kishim mjaft mirë dhe e njëjta do të ndodhë këtë sezon”.

Ka pasur pak sugjerime se Real Madridi mund të mbështetet tek opsionet e akademisë dhe Ancelotti i ‘hodhi benzinë’ kësaj ideje gjithashtu.

“Loren, David Jimenez, Fortea, Jacobo. Ne bëjmë një vlerësim ditor në lidhje me atë se çfarë mund të kontribuojnë ata për ne”.

car 1

Ancelotti nuk shkoi aq larg sa për të përjashtuar mundësinë e transferimit të një lojtari në janar, por duke ditur se nuk ka pasur blerje në dimër që nga viti 2020, Ancelotti tha se nuk ishte mundësia e duhur.

“Nëse gjejmë një lojtar ideal për Real Madridin, atëherë nuk e përjashtojmë blerjen e tij, por nuk është aq e thjeshtë të gjeni lojtarin ideal”.

“Ne kemi lojtarë të cilët mund të kontribuojnë, rikthimi i David Alabas i cili do të jetë së shpejti me ekipin. Për momentin nuk po planifikojmë që të bëjmë blerje”, përfundoi ai./Telegrafi/

telegrafi sport app