Po afrohet finalja e madhe e Copa del Rey, ku do të ketë një El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Finalja e madhe mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 22:00 në Estadio de La Cartuja.


Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka komentuar situatën në lidhje me përzgjedhjen e portierëve për finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës.

Kur u pyet se cili portier do të luaj në finale, Ancelotti nuk e ka përjashtuar as të tretin Fran Gonzalez.

atletico de madrid v real madrid cf la liga ea sports 7 scaled 1

"Lunin është rikthyer në skuadër. A do të luajë në finale? Mund të jetë Lunin apo Courtois. Nuk do ta përjashtoja as Fran Gonzalez , ai gjithashtu po tregon formë të mirë," tha Ancelotti.

Andriy Lunin u përfshi në skuadër për herë të parë në katër xhiro gjatë ndeshjes së raundit të 32-të të La Ligës kundër Athletic Bilbaos. /Telegrafi/

telegrafi sport app