Atletico Madrid është kundërshtari i radhës i Bayern Munich, ndërsa Carlo Ancelotti ka folur për këtë ndeshje duke e prezantuar Andrea Pirlon e ardhshëm.

15 vite më parë trajneri italian e kishte kthyer Pirlon si ‘playmaker’, ndërsa thotë se Thiago Alcantara është rrugës së tij.


Bayerni luan me Xabi Alonson para mbrojtjes duke i besuar eksperiencës së spanjollit, por kjo mund të ndryshojë me kohë.

Në ndeshje me Hamburg, Thiago tregoi aftësi për të mbajtur tempin e lojës duke luajtur në atë pozitë, transmeton Telegrafi.

thaigo

Ancelotti beson se ai ka karakteristikat e Pirlos, por duhet të ketë më shumë disiplinë dhe vetëkontroll, pasi ai niset shpesh në sulm sepse ka teknikë të jashtëzakonshme.

“Ai mund të bëjë gjithçka me topin në këmbët e tij”, ka thënë Ancelotti.

Pirlos iu desh një sezon për tu përshtatur me këtë rol në atë kohë, ndërsa tani mbahet mend si njëri prej më të mirëve në rolin e tij.  Thaigo mund të gradohet në këtë pozitë që sot. /Telegrafi/

telegrafi sport app