LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka paralajmëruar dyshen Kylian Mbappe dhe Endrick se ata kanë një detyrë për t’u ‘mos u dorëzuar kurrë’ në asnjë ndeshje për klubin.

Sulmuesi francez dhe ai brazilian iu bashkuan kampionit në fuqi të Spanjës dhe Evropës gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbappe u përball me kritika pasi dështoi që të shënojë në tri ndeshjet e tij të para në La Liga para se të shënonte dy herë ndaj Real Betisit. Endrick, ndërkohë, ka shënuar një gol në nëntë minuta të luajtura, me 18-vjeçarin që deri më tani ka qenë rezervist.


Ancelotti është i lumtur me mënyrën se si dy sulmuesit janë adaptuar me ambientin e ri dhe ka besim se mund të shijojnë së bashku një tjetër sezon të suksesshëm pasi fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, tekniku italian i ka kërkuar dy yjeve të tij që të japin maksimumin në çdo ndeshje.

“Real Madridi ka standarde shumë të larta sepse është klubi më i madh në botë. Ka lojtarët më të mëdhenj. Ju duhet të jeni në gjendje të sjellni kualitetin e tyre në shërbimet e klubit”.

“Këtë tentojmë ta bëjmë çdo vit. Këtë vit, lojtarët e rinj si Kylian dhe Endrick janë duke u adaptuar shumë mirë. Ne do të kemi një sezon të mirë duke konkurruar në të gjitha garat”.

“Të fitosh është e komplikuar, por detyra jonë është që të konkurrojmë në çdo ndeshje në këtë klub. Të mos dorëzohesh asnjëherë dhe të konkurrosh deri në fund. Këtë duhet ta bëni kur e vendosni këtë fanellë”, përfundoi italiani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori