Analizohet se si ia doli Mbappe të shënonte tri penallti në finalen e Kampionatit Botëror

Një përmbledhje e plotë se si Kylian Mbappe arriti të ruante gjakftohtësinë e tij për të shënuar tri penallti në një finale të Kupës së Botës është shfaqur në internet.
Superylli i Paris Saint-Germain shënoi një hat-trick në përballjen me Argjentinën, ku një ndeshje dramatike përfundoi 3-3 në kohën e rregullt dhe vazhdimet.
Franca do të humbiste 4-2 në gjuajtjen e penalltive dhe do të shihte që shanset e saj për t’u bërë kampionë bote dy herë radhazi do të shuheshin.
Mbappe ishte njeriu kryesor i ndeshjes, i vetëm që e tërhoqi zvarrë ekipin e tij përsëri në lojë kur shënoi për 2-2 në dhjetë minuta të mbetur të kohë së rregullt.
Në përgjithësi, ai shënoi tri penallti në lojë – dy si pjesë e hat-trick-ut të tij dhe tjetra në gjuajtje në 11 metërsha.
Një temë nga Gier Jordent në Twitter ka shpjeguar sjelljen e 24-vjeçarit në momentet kryesore përpara se të përballej me Emiliano Martinez nga 11 metra larg.
Goli i tij i parë erdhi nga penalltia pasi Nicolas Otamendi rrëzoi Randal Kolo Muanin brenda zonës.
Pasi gjyqtari Szymon Marciniak vuri në dukje ndërhyrjen, mbrojtësi i krahut të Argjentinës, Marcos Acuna, u nis menjëherë për t’u përpjekur të ndikonte te Mbappe.
Acuna vendosi këmbën në pikën e penalltisë në përpjekje për ta goditur atë. Mbappe e vuri re këtë, si dhe Martinez u përpoq të largonte topin, kështu që vendosi të vendoste këmbën e tij në pikën e penalltisë dhe të merrte topin. Gjithmonë në kontroll të situatës.
Ai gjuajti penalltinë e tij duke mposhtur Martinezin, përpara se të shkonte një gol të mrekullueshëm për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Mbappe mori një penallti të dytë në minutën e 118-të pas prekjes me dorë të Gonzalo Montiel. Siç mund ta imagjinoni, presioni në këtë moment është sizmik.
Acuna kishte një ndihmë kur erdhi puna për të acaruar sulmuesin këtë herë. Otamendi, Lautaro Martinez dhe Enzo Fernandez tentuan të bënin presion ndaj yllit të PSG-së.
Ata nuk llogarisnin që Mbappe të kishte strehën e tij. Ai u mbështet nga Kolo Muanit dhe Youssouf Fofana, të cilët u përballën me lojtarët e tërbuar të Argjentinës.
Ndeshja shkoi në gjuajtjen e penalltive dhe Mbappe ishte i pari për Francën, ndërsa bashkëlojtari te PSG, Lionel Messi ishte i pari për Argjentinën.
Mbappe u ndesh edhe një herë me mashtrimet e Martinezit. I patrazuar, ai shkoi në të majtë për të tretën herë për ta bërë atë 100 për qind të saktësisë në lojë.
Pesë herë fituesi i Ligue 1 dëshmoi se ka një mentalitet të jashtëzakonshëm edhe në humbje. Kingsley Coman dhe Aurelien Tchouameni ishin lojtarët e pafat që humbën penalltitë e tyre dhe i kushtuan Francës me humbjen e trofeut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës