Interi ka arritur të shënojë fitoren e tetë duke mbajtur rekordin e pastër pa humbje me dy barazime të tjera në krye të tabelës së paku për një ditë – por a mund ta fitojnë zikaltrit titullin këtë sezon?
Luciano Spalletti ka arritur të shfaqë dëshminë më të mirë të fuqisë duke menaxhuar dhe ndalur pothuajse një sulm të pandalshëm të Napolit. Ekipi i tij arriti të qëndrojë fuqishëm prapa dhe impresionoi duke qenë të shkëlqyer dhe nuk është befasi që tash po komplimentohet – por sa larg mund të shkojë ky ekip?
Në njërën anë, Nerazzurët akne fituar tetë ndeshje dhe kanë barazuar në dy sfida e kanë një prej sulmeve më konkrete në Serie A. Në anën tjetër, ata po luftojnë me kundërshtarë më të fortë të cilët janë pretendentë për titull – por a i lë kjo zikaltrit jashtë luftës për titull?
Me fitoret ndaj Fiorentinës, Romës dhe Milanit e barazimit ndaj Napoilt, askush nuk mund të të thotë se Nerazzurët nuk po luajnë ndaj më të mirëve e nuk po marrin rezultate ndaj tyre. Vetëm Bologna arriti që të menaxhojë ekipin e Spallettit dhe kjo do të thotë se tifozët e Interit gjenden në një pozitë të palakmueshme. Kjo për shkak se ata teksa duken të përkryer në mbrojtje, është Samir Handanovic ai që po përjeton formën jetësore dhe Icardi po gjen kënaqësi duke shënuar – vështirë që kjo të zgjatë deri në maj. Interi është në fillim të një projekti që po duket më i mirë se sa është pritur, por është një ekip që lehtësisht mund të bie nga forma.
Skuadra e Interit është e fortë në krahasim me shumë ekipe tjera në Serie A, por ka disa probleme të dukshme nëse lojtarët e gabuar lëndohen.
Së pari, shumë pak njerëz mund të mohojnë se Interi varet nga Icardi dhe kjo deri diku është e kuptueshme, pasi përqindja e tij dhe forma i lejon të gjithë të mendojnë se ai i takon prej sulmuesve më të mirë dhe se Interi po varet prej tij.
Nëse ai lëndohet, sidomos në suaza afatgjata, atëherë Spalletti mund të ketë një problem shumë serioz. Askush nuk mund ta kritikojë Ederin për punën e tij, por a mund të udhëheqë ai një luftë për titull?
Andrea Pinamonti ka potencial të madh, por ai ka luajtur në pak ndeshje e po ashtu është shumë i ri. Me Gabigolin të huazuar te Benfica, thjesht nuk ka zëvëndësim për Icardin.

Në krah po ashtu opsionet për Interin janë të kufizuara. Ivan Perisic dhe Antonio Candreva po ashtu kanë qenë krucial këtë sezon, por përderisa mungesa në garat evropiane ua mundëson atyre të luajnë secilin minutë në Serie A, problemi qëndron në atë se ata nuk kanë mbulim. Eder mund të plotësojë aty këtu këto pozita, e Yann Karamoh duket premtues, por ata nuk kanë shpërthimin e duhur në sulm për të ndihmuar fazën ofensive.
I njëjti vlerësim mund të bëhet edhe për mbrojtjen, sidomos për ata që kanë besim te Andrea Ranocchia. Për dallim prej resurseve në stol që i ka Juventusi dhe Napoli, Interi është thjeshtë i kufizuar.
Nëse marrim parasysh ambiciet për titull, duhet të shikohen edhe sfidantët. Juventusi është klub që ka seri duke triumfuar në kampionat dhe synon edhe LIgën e kampionëve. Secili gabim përmirësohet me një tjetër performancë të pamëshirshme javën në vijim.
Pyetni Udinesen. Pragmatizmi i pamëshirshëm ka zgjatur disa sezone dhe do të jetë test për Interin që ta tejkalojë këtë profesionalizëm.
Napoli ka tentuar dhe ka dështuar, por këtë sezon nën Maurizio Sarrin napoletanët kanë arritur të shkojnë disa nivele më lart. Duke zhvilluar futbollin më të bukur në Evropë, Napoli po lufton për Scudetton në mënyrë shumë të sigurt me një kolektiv i cili ka punuar bashkë që prej largimit të Gonzalo Higuain. Napoli më nuk varet te një lojtar për gola dhe ka një numër yjesh që janë të fokusuar në vetëm një gjë këtë sezon dhe ajo është Scudetto.
https://www.youtube.com/watch?v=E-DqvL0xXJI
Nuk ka dyshimse se Interi mund të luftojë seriozisht për titull, por varet nga disa rrethana tjera. Së pari, anteri duhet që të mos ketë lëndime në pozita të caktuara së pari deri në janar, kur hapet afati kalimtar dimëror.
Nerazzurët duhet të shpresojnë që Juventusi të vazhdojë me fokus në Ligën e Kampionëve dhe t’ia marrë pikët si në gabime, ashtu edhe në ndeshjet direkte. Në anën tjetër, pikëpyetje është nëse Napoli do të mund të vazhdojë krejt sezonin me këtë futboll super atraktiv, po aq sa është në pikëpyetje fakti se Interi mund të vazhdojë të jetë solid dhe me grintën e deritanishme.

Çka do që ndodh këtë sezon, tifozët e Interit kanë të drejt të jenë të motivuar dhe krenarë me hapat që ekipi i tyre ka marrë. Interi është më përpara në projektin e Spalletit se sa që është menduar, pasi Nerazzurët kanë ndryshuar mentalitet dhe sezonin e kaluar shumë pak njerëz kanë menduar se zikaltrit do të përmenden në tema ku flitet për Scudetton.
Asnjë luftë nuk është fituar vetë me një betejë, por Interi ka qenë mjaft integral teksa tashmë nuk është larg prej mendve se zikaltrit kanë një plan për ofensivën e ardhshme në luftën e tyre për lavdi, krenari e pse jo, edhe për Scudetto. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Arsenali bën hap fals në garën për titull, mposhtet nga West Hami

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve – por ai bën lojëra fjalësh

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit