Drejtori i Qendrës për Rajonalizim në Novi Sad, Aleksadnar Popov, ka paralajmëruar se pas Ukrainës Ballkani Perëndimor mund të jetë një vatër e krizës. “Në Bosnjë e Hercegovinë ekziston kriza, sikurse Kosova që gjithashtu është një vatër. Komuniteti ndërkombëtar është i vetëdijshëm për këtë dhe nuk besoj se do të lejojë që ajo të përhapet në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Analisiti serb, tha për median serbe “N1”, se lidhur me ato që i thotë dëshmon fakti që përveç përfaqësuesve të lartë të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kemi edhe tri shtete të tjera që kanë emëruar zyrtarë të lartë për rajonin – SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania.
“Kjo flet se sa seriozisht është marrë kërcënimi ndaj Ballkanit Perëndimor. Ne pamë një shfaqje për caktimin e një seance të Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Dodik e dinte se rendi i ditës nuk do të pranohej, ai bëri një shfaqje duke dalë, dëshironte t’ua shpaguante rusëve që janë mbrojtësit e tij. Ai po bëhet gjithnjë e më i vetmuar në pikëpamjet e tij, e gjithë bota e ka dënuar sulmin e Rusisë. Kur është fjala për Kosovën, kërkesa e Turqisë ka ardhur, jam i sigurt se vendet e NATO-s janë të vetëdijshme se kjo nuk do të ishte një veprim i mirë, Kosova nuk është një entitet i njohur ndërkombëtarisht, një pjesë e mirë e anëtarëve të NATO-s nuk e kanë njohur Kosovën. Serbia ka marrë një paralajmërim shumë serioz nga BE-ja se duhet të harmonizojë politikën e saj me BE-në, politika e uljes në dy karrige ka dështuar”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Ai thekson se Evropa i kushton vëmendje të veçantë rajonit.
“E kanë mundësinë ta mbajnë nën kontroll situatën, kanë mekanizma me të cilët mund ta garantojnë. Dodik është i margjinalizuar, përfaqësuesit e dy popujve konstituiv [të BeH] sigurisht që nuk do të jenë ata që do të tentojnë të prishin marrëdhëniet, Çoviq mund të ishte aleati i Dodikut”, tha ai.
Popov thotë se Serbinë po i zvogëlohet gjithnjë e më shumë hapësira për manovrim dhe se me deklaratën e pare [lidhur me agresionin rus në Ukrainë] Serbia është munduar t’i kënaqim të dy palët.
“U tha se nuk do të kishte sanksione kundër Rusisë, kjo nuk i kënaqi zyrtarët evropianë, Rusia e kuptoi se Serbia nuk mund të bënte ndryshe për shkak të presionit, kurse me kalimin e kohës do të ketë gjithnjë e më shumë presion ndaj Serbisë që të përcaktohet [me Rusinë apo me BE-në]. Votimi në OKB tregoi se Serbia votoi për Rezolutën, sepse do të tërhiqej nga bashkësia ndërkombëtare. Do të shohim më tej nëse do të kërkohet të vendosen sanksione ndaj Rusisë. Politika e uljes në dy karrige e ka sjellë në qorrsokak”, tha Popov. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës