LAJMI I FUNDIT:

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez, Zhelko Ivanoviq ka vlerësuar lart pjesëmarrjen dhe fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Lutjes së Mëngjesit në Uashington.

Ai thekson se ngjarja nuk ka të bëjë vetëm me fjalimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump por edhe me drekën që pason, ku pjesëmarrja dhe fjalimet janë po aq të rëndësishme.

Sipas  Ivanoviqit, fakti që Osmani ishte njëra nga tre të ftuarit speciale për të folur gjatë drekës, flet për fuqinë e diplomacisë dhe lobimit të Kosovës. Ai shprehu keqardhje që ministri malazez Slaven Radunoviq nuk mori pjesë, duke humbur mundësinë për të dëgjuar fjalimin e Osmanit.


“Po ta kishte dëgjuar, do të kuptonte se Kosova nuk është një ‘shtet i rremë’,” theksoi ai.

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën
Lexo po ashtu Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Ivanoviq vuri në dukje se presidentja Osmani e ndau një rrëfim personal dhe prekës për rrugëtimin e saj politik, duke u prezantuar si një “fëmijë lufte” që përjetoi përndjekjen dhe mërgimin nga regjimi i Millosheviqit.

“Dhe tani, ajo gjendej në skenën më të madhe, në Uashington. Ishin 12 minutat më së miri të shfrytëzuara nga një politikan që kam parë ndonjëherë,” theksoi ai, duke përmendur ovacionet e fuqishme të audiencës pas fjalimit të saj.

Duke krahasuar angazhimin diplomatik të Kosovës me atë të Malit të Zi, Ivanoviq e cilësoi shtetin e tij si një “shtet banane”. Ai vuri në dukje se, ndërsa Presidentja Osmani vizitonte Kongresin, Senatin dhe Departamentin e Shtetit, liderët malazez qëndruan në vend, të angazhuar me çështje personale.

Ai kritikoi hapur lidershipin malazez, duke sugjeruar se ata duhet të mësojnë nga suksesi diplomatik i fqinjëve të tyre dhe të ndjekin shembullin e angazhimit të Presidentes Osmani në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori