Analistët politikë e kanë vlerësuar si të çuditshme kërkesën e presidentit Hashim Thaçi drejtuar kryeprokurorit Lumezi, për t’i zbardhur vrasjet e luftës dhe pasluftës në Kosovës. Sipas tyre, ky veprim i Thaçit ka ardhur vetëm pak para funksionalizimit të Gjykatës Speciale dhe si i tillë është goxha i vonuar.
Njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, e ka cilësuar si aspak të natyrshëm apelin e Thaçit ndaj Lumezit, për t’i zbardhur krimet e kryera në Kosovë. Sipas tij, kryeprokurori duhet të ketë pavarësi në këso raste.
“Veprimi i presidentit është i çuditshëm, i panatyrshëm, papjekuri politike dhe reflektim fisnor e pleqnar, që nuk ka të bëjë me shtetin dhe pavarësinë veprimit të gjykatave”, ka thënë ai në një prononcim për Zëri.info.
Sipas tij, ish-kryeministri Thaçi edhe në bisedat e tij shihet teksa e shkel ligjin.
“Kryeprokurori është pozitë e ndjeshme, e pavarur dhe i gjithë sistemi gjyqësor. Presidenti në aferat ‘Pronto’ tregon që është shkelësi i ligjit, procedurave dhe vepron me idenë dhe bindjen e mbretit”, ka shtuar Abazi.
Tutje, ai ka thënë se Thaçi nuk duhet të bëjë agjenda për organet e drejtësisë. Përkundrazi siç ai është shprehur, Thaçi duhet të japë dorëheqje.
“Këto katër letra e konfirmojnë se ai i jep vetes të drejte të veprojë. Atij duhet përkujtuar që Kosova nuk është shtet presidencial, por parlamentar dhe sikur të ishte, ai nuk mund të përcaktojë agjendë për prokurorinë e as për gjyqësinë. Ajo që duhet bërë presidenti duhet të japë dorëheqje për shkak të përzierjes në aferën ‘Pronto’”, ka përfunduar Abazi.
Nga ana tjetër, profesori universitar Blerim Burjani, ka vlerësuar se kërkesa e Thaçit u bë pikërisht para Gjykatës Speciale. Mirëpo sipas tij, Specialja do të merret me të gjitha krimet për të cilat është paralajmëruar.
“Ky apel po ndodhë në prag të fillimit të punës së gjykatës speciale. Sigurisht se gjykata speciale do të merret me rastet edhe gjatë luftës edhe pas luftës, ashtu siç e ka mandatin. Ky apel kaherë është dashur të ndodhë dhe atë menjëherë pas vitit 1999-2000”, ka thënë ai për “Zëri.info”.
Sipas tij, kërkesa e presidentit është dashur të bëhet qysh moti, por jo tash.
“Kërkesa ka prapavijë të Gjykatës Speciale dhe kjo është ‘shpëlarje goje’ siç thuhet në gjuhën popullore. Pra, s’ka ndonjë gjë tjetër, kërkesa është dashur të ndodhë por s’ka pasur as gatishmëri”, ka shtuar ai.
Burjani në vazhdim, ka konsideruar se presidenti Thaçi është vonuar tejet shumë në këtë drejtim. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova