Analistët tregojnë se pse Vuçiq po zbutet ndaj Kosovës (Video)

Deklaratat e fundit të presidentit serb Aleksander Vuçiq, lidhur me Kosovën dhe dialogun, kanë ardhur pas ndryshimeve politike që kanë ndodhur në Kosovë e gjithashtu me qëllimin e përafrimit të Serbisë me BE-në.
Këto vlerësime i kanë bërë analistët vendorë të cilët ndërrimin e qasjes së Vuqiqit karshi Kosovës e lidhin me tendencën për anëtarësim të Serbisë në BE
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, tha për Tribuna Channel se kjo deklaratë e të parit serb po bëhet në kohën kur Serbia i është afruar anëtarësimit në Bashkimin Europian.
E ndryshe nga Hoti, u shpreh analisti politik Nexhmedin Spahiu.
Ai deklarimet e Vuçiqit i sheh si presion nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe ndryshimet në skenën politike në Kosovë.
Nga
Telegrafi
26/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































