Premtimet e partive politike për çështje dhe fusha të ndryshme, tashmë ka javë që kanë nisur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Ndonëse shumë premtime janë dhënë, partitë politike deri më tani nuk e kanë përmendur liberalizimin e vizave, si premtim që mund të realizohet.
Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), ka vlerësuar së liberalizimit të vizave, si premtim zgjedhor nga partitë politike, tashmë është pasojë e vet historikut të procesit të liberalizimit të vizave gjatë viteve të kaluara, e në veçanti gjatë vitit të kaluar.
Ai ka thënë se liberalizimi i vizave për partitë politike është kthyer në rrezik elektoral, i cili mund të dëmtojë, pasi që i ka humb besimi i qytetarëve në këto premtime.
“Çështja e liberalizimit të vizave është përdorur si premtim qoftë zgjedhor apo jo zgjedhor nga politikanë për kohë të gjatë dhe janë bërë një numër i premtimeve joreale jo të qëndrueshme, të cilat kanë dalë të pasakta, të cilat e kanë humbur besimin e qytetarëve në këto premtime”.
“Sa i përket gjendjen se ku jemi me liberalizim. Për dallim nga viti i kaluar, sot liberalizimi i vizave është kthyer nga një premtim zgjedhor, i cili potencialisht mund sjellë vota, është kthyer në rrezik elektoral i cili mund të dëmtojë, pasi që i ka humb besimi i qytetarëve në këto premtime. Tani sa i përket këtij viti, shpresa janë minimale që të ketë vendimmarrje për liberalizimin e vizave”, ka thënë Shasha për Ekonomia Online.
Njëjtë mendon edhe analisti politik, Bekim Baliqi. Thotë se kjo temë është konsumuar në masë të madhe në zgjedhjet e kaluara, dhe prandaj vlerëson se partitë po e anashkalojnë këtë premtim.
“Është konsumuar pasi që në zgjedhjet e mëhershme është përmendur, janë dhënë data, janë dhënë premtime konkrete se kur do të liberalizohen dhe kjo nuk ka ndodhur. Mendoj se kjo është shtjerrë dhe mund të jetë kundër produktive për ato parti që kanë premtuar deri më tani. Kështu që mendoj se çështja e liberalizimit të vizave me qëllim anashkalohet, pasi që premtimet nuk janë realizuar”.
Baliqi ka thënë se preokupimi i qytetarëve është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit, prandaj, politika po zhvendosë vëmendje te këto dy çështje.
“Unë mendoj se ata e kanë parë që kjo temë ka qenë e ndërlidhur dhe prandaj mendoj që preokupimi i qytetarëve është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe mendoj se nuk është brenga kryesore liberalizimi”.
“Dhe për këtë unë mendoj se e kanë zhvendosur vëmendjen me qëllim për shkak se mendojnë se është prioritet më i madh dhe natyrisht që këto gjëra janë të ndërlidhura, prandaj premtimet bien aty ku janë edhe kërkesat”, ka thënë Baliqi.
Pavarësisht që fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ende nuk ka nisur zyrtarisht, partitë politike tashmë kanë nisur një lloj para-fushate, duke organizuar tubime me aktivistë dhe qytetarë, si dhe përmes paraqitjeve në medie. Fushata zgjedhore, zyrtarisht nis më 24 shtator dhe zgjatë deri më 4 tetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania