Edhe në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, ashtu sikurse në zgjedhjet e kaluara, personalitete të ndryshme kanë aderuar në subjekte politike. Lëvizjet e tilla analistët i krahasojnë me ato të futbollit, gjë që sipas tyre i bëjnë jolojal ndaj subjektit por edhe ndaj programit politik. Përmes aderimeve, njerëzit po shiten ose po huazohen, deklarojnë për KosovaPress analistët çështjeve politike.
Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se aderime të tilla nuk janë të ndershme, pasi që ndodhin në kohë fushate.
Për politologun Ramush Tahiri përmes aderimeve, njerëzit po shiten ose po huazohen. Për të, arsyet e aderimeve politike janë të ndryshme, e si rrjedhojë edhe rezultati i tyre, e që kryesisht thotë të jetë një korrelacion i përbashkët me dobi të dyanshme.
E ajo që duket keq në këtë punë, sipas Tahirit, është ajo se politika shihet të jetë mbi gjithçka.
Sipas tij, është shumë më mirë që të ketë më shumë njerëz jashtë politikës, sesa në politikë.
“Duket keq sepse politika është mbi gjithçka. Do të thotë, pa qenë në politikë nuk mund të bësh asnjë veprimtari tjetër. E keqe është gjithashtu se duket që njerëzit po shiten ose po huazohen. Ne si qytetarë kemi qejf të shohim njerëz të pavarur, që e shprehin mendimin e tyre të lirshëm, që nuk i nënshtrohen një nomenklature partiake dhe që janë të suksesshëm në profesion, pavarësisht politikës dhe shtetit. Politika dhe shteti duhet të krijojnë kushte të barabarta që secili njeri të funksionojë në fushëveprimin e vet”, shprehet Tahiri.
E për ata që kalojnë nga një subjekt në tjetrin, Tahiri konsideron se lëvizjet e tilla nuk bartin ndonjë vlerë.
“Njerëzit që dalin nga një parti në një parti tjetër, nuk më duket shumë e moralshme sepse ne e kemi një zonë zgjedhore dhe e kemi një qytetar 5 vota dhe si e tillë, t’i bëhesh argat i një partie ose servil i një partie… 6:06 Nuk e shoh ndonjë vlerë lëvizjen nga një parti në një parti tjetër”, thotë ai për KosovaPress.
Edhe analisti politik, Rrahman Paçarizi, thotë se aderimi në prag të zgjedhjeve është i pasinqertë.
Megjithatë, ai thotë se ka situata të ndryshme të aderimeve, ku ka edhe aderime për shkak të bindjeve politike.
“Aderimi në parti politike në prag të zgjedhjeve nuk është mjaft i ndershëm dhe mjaft i sinqertë sepse njerëzit të cilët kanë bindje të caktuara politike, të cilët e përqafojnë një program të caktuar të një partie politike, normalisht këtë punë do të duhej ta kishin bërë më herët, do të duhej ishin njoftuar me programin e partisë. Për këtë arsye, aderimi në parti politike, në prag të zgjedhjeve mua më duket një veprim jo mjaft i ndershëm”, thotë ai.
E për ata që kanë ndërruar subjektet politike, Paçarizi thotë se janë mercenarë politik që synojnë të shijojnë privilegjet e forcave politike.
“Unë mendoj që këta persona që aderojnë nga një parti në tjetrën janë thjeshtë mercenarë politik, njerëz të cilët synojnë t’i shijojnë privilegjet e forcave politike, por nuk janë lojal të partive të caktuara e rrjedhimisht nuk janë as lojal, as të programeve politike. Njerëzit e tillë nuk besoj që iu duhen partive politike, keni parë zakonisht shkojnë nëpër parti politike ku ka nevojë për kuadro, nuk mund t’i mbushin listat me njerëz të caktuar, dhe për të mos marrë njerëz anonim, marrin njerëz që janë shumë të konsumuar dhe nuk kanë me thënë, shqip nuk kanë shumë fytyrë me dal përpara elektoratit me e marrë votën”, shprehet ai.
E njohësi i aktualitetit, Rasim Alija bën një krahasim interesant për aderimet. Aderimet e profesorëve, ekonomistëve, analistëve e artistëve, sipas tij, ngjasojnë me futbollin.
Ai thekson se mbetet të shihet se sa do t’i ndihmojnë aderimet subjekteve politike, pasi sipas tij, jo rrallëherë lëvizjet e tilla kanë sjellë humbje të votave në vend të votave të reja.
“Janë dy parametra. Parakushti i parë është mënyra e aderimit dhe pjesa e dytë ka të bëjë me cilësinë e vet këtyre aderimeve që janë në subjekte politike. Sa i përket të parës, mënyrës së aderimeve, e kemi parë se ka qenë një fushatë pothuajse futboll, këto lëvizjet prej një subjekti në subjektin tjetër, ajo fushata me fotografi e aderimeve, këtu kemi problem. Ndërsa tek pjesa e dytë, tek cilësia, ka emra të mirë që kanë qenë pjesë e listave, mirëpo mbetet me pa sesa këto figura që kanë aderuar sjellin vota. Jo rrallë herë, kemi parë në zgjedhjet e kaluara që aderimet e reja më shumë humbin vota të reja sesa sjellin vota të reja”, thotë Alija.
Ndryshe, fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, duke filluar nga 25 shtatori. Ndërsa më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Rrëzohet vinçi te “Rruga A”, reagon Komuna e Prishtinës

Vërejtje publike me shkrim dhe ulje të pagës 20% ndaj gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

BE-ja propozon t’i kthejë më shpejt në Kosovë: Çka thonë të dhënat për azilkërkuesit?

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Vrasja e rreshterit, avokati: Rilind Murati në momentin e ngjarjes ka qenë me të fejuarën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë