Analistët akuzojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se nuk po përgjigjet në shumë pyetje lidhur me atë që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Sulmin e armatosur në Banjskë ata e shohin si një debakël të politikës së Beogradit dhe thonë se Serbia u poshtërua dhe u mund atje.
Mbi të gjitha ata thonë se qytetarët e Serbisë janë privuar nga momentet kyçe – cili ishte qëllimi i organizatorëve të aksionit të armatosur në Banjskë, dhe a e dinte Beogradi dhe a mori pjesë në atë ngjarje?
“Tani për tani, vështirë mund të konstatojmë nëse Beogradi zyrtar është i përfshirë në këtë, veçanërisht sepse pozita negociuese tani është dukshëm e dobësuar, ndërsa e Prishtinës është forcuar dukshëm. Faktikisht brenda natës, situata ndryshoi. Por ajo që është e vështirë të imagjinohet është se është e pamundur të mendohet që një incident si ky të ndodhë pa dijeninë e disa pjesëve të strukturave të sigurisë së Serbisë. Para së gjithash, po mendoj për BIA-n dhe policinë”, thotë Srgjan Hercigonja, bashkëpunëtor i Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCBP), në një intervistë për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe).
Ai thekson se përgjigja në këtë pyetje varet edhe nga ajo që do të ndodhë më pas dhe nëse Serbia ndoshta do t’i ekspozohet disa sanksioneve, për të cilat po flitet gjithnjë e më shumë në Perëndim.
“Serbia u poshtërua dhe u mund nga njerëzit që deri dje i quante terroristë”, thotë analisti politik Dragomir Angjelkoviq, transmeton Telegrafi.
Sulmin e armatosur në Banjskë Angjelkoviq e sheh si një debakël të politikës së Beogradit, pavarësisht nëse strukturat nga Serbia janë të përfshira apo jo në të.
“Se a e dinte presidenti i Serbisë se si do të zhvillohej i gjithë aksioni, është e vështirë të thuhet”, thotë ai, por e konsideron të pamundur që, siç thotë, njeriu që vendos gjithçka në Serbi të mos ketë të paktën informacione elementare për këtë.
“Nuk është problem që Serbia t’i mbështesë sa më shumë serbët dhe ata të luftojnë për të drejtat e tyre nëse kërcënohen. Problemi është nëse Serbia nuk ka guxim të qëndrojë pas tyre dhe nëse nuk i zgjidh problemet përmes institucioneve, por përmes grupeve të ndryshme kriminale. Kjo flet për joseriozitet”, tha Angjelkoviq për Zërin e Amerikës.
Daljen e fundit mediatike të presidentit të Serbisë, Angjelkoviq e sheh si përpjekje për t’u distancuar nga të gjitha ngjarjet dhe për t’ua hedhur fajin të tjerëve, për të mos e inatosur Perëndimin, por edhe për të humbur reputacionin e tij në opinionin serb.
“Ai veproi në atë mënyrë që qytetarët e Serbisë ta perceptojnë si mbrojtës të interesave serbe dhe të mos mendojnë se ai nuk është në gjendje t’i mbrojë ato interesa dhe pse e ka lejuar Kurtin të ketë kontroll në veri, ku ka pasur asnjë kontroll shqiptar deri në 2016, por mbrojtje civile serbe. Nga ana tjetër, kur është fjala për Perëndimin, ai nuk dëshiron të përfshihet në të gjithë këtë gjë, kështu që ka vepruar si dikush që e shikon situatën pothuajse në mënyrë analitike, dhe jo si president i vendit”, thotë Angjelkoviq.
Siç vë në dukje analisti Hercigonja, presidenti Vuçiq as që u përpoq t’i përgjigjet disa pyetjeve të tjera të rëndësishme për prejardhjen e armëve, uniformave dhe gjithçka që u sekuestrua nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës pas sulmit në Banjskë. Në këtë mënyrë, sipas tij, merren përgjigje edhe për disa pyetje të tjera, ndër të cilat ajo më e rëndësishmja nëse Beogradi e dinte dhe e inkurajoi këtë veprim.
“Ne mund ta konsiderojmë atë që ndodhi në Banjska si një lloj rebelimi dhe mënyra kryesore për të gjetur një përgjigje për këtë pyetje është pikërisht përmes kësaj – prejardhjes së armëve. A janë këto armë me prejardhje nga lufta, a janë armë që kanë ardhur në veri nga Serbia, çfarë uniforma kanë veshur, çfarë niveli ka qenë trajnimi i njerëzve që kanë marrë pjesë në të. Pse është kjo e rëndësishme? Kjo është e rëndësishme për të konkluduar nëse këta persona kanë marrë pjesë vullnetarisht. Është një pyetje krejtësisht legjitime, më duket mua”, thotë Hercigonja, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, Angjelkoviq thekson se “pas aksionit në Banjskë, serbët dhe Serbia në pjesën perëndimore të bashkësisë ndërkombëtare janë paraqitur si terroristë, ndërsa në lindje na shohin si fatkëqinj që nuk dinë se çfarë po bëjnë”. Ai nuk pajtohet me tezën e plasuara nga disa media në Serbi të cilat thanë se pas organizimit të sulmit qëndrojnë shërbimet e huaja.
“Mendoj se njerëzit e Vuçiqit po nxjerrin informacione dhe dezinformata të ndryshme për të relativizuar përgjegjësinë e tij. Disa thonë se është Wagner, e të tjerë se pas gjithçkaje qëndrojnë strukturat britanike dhe amerikane që donin të provokonin një konflikt. Mendoj se pas gjithë kësaj nuk qëndrojnë as britanikët, as amerikanët, as rusët, por politika e çuditshme dhe e paaftë në Beograd”, thotë ai.
Pas gjithë asaj që ndodhi në Banjskë, siç thotë Hercigonja, publiku në Serbi ishte dhe ende është i detyruar të ndjekë zyrtarët e Kosovë dhe mediat kosovare për të ditur se çfarë po ndodh në terren.
“Shumë prej nesh lexuan gazetat e Prishtinës dhe u detyruam të përdornim Google Translate ose të kërkonim dikë që të na përkthente nga shqipja në serbisht”, thekson Hercigonja dhe shton se në një situatë të jashtëzakonshme krize, zyrtarët e Prishtinës kanë vepruar me përgjegjësi ndaj qytetarëve që përfaqësojnë.
“Në radhë të parë kam parasysh mënyrën dhe intensitetin e informimit të publikut për ngjarjet. Kryeministri Albin Kurti dha disa deklarata të dielën pas incidentit, foli serbisht, gjë që është shumë e rëndësishme në këto situata dhe e rëndësishme për qytetarët që jetojnë në veri të Kosovës, të cilët janë në një situatë veçanërisht delikate… Në Beograd kishim heshtje të plotë, e pas asaj heshtjeje, një fjalim [i Vuçiqit] në të cilin më duket se një numër i madh i qytetarëve nuk kanë marrë përgjigje në pyetjen më elementare dhe atë për çfarë në të vërtetë bëhet fjalë”, tha Hercigonja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Koalicioni AAK-Nisma pas zgjedhjeve parlamentare, 8 emrat që do të jenë në Kuvend

LDK siguron 20 mandate - emrat e deputetëve që ulen në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së

Bedri Hamza më i votuari – Lista e 24 deputetëve fitues në PDK

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, kur mund të certifikohen ato?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës