Zgjedhja e presidentit nga populli do të ishte zgjidhja më e mirë për demokracinë kosovare. Por për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës.
Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu, thotë se praktika e zgjedhjes së Presidentit nga marrëveshja e koalicionit duhet të ndryshojë.
Abdullahu e quan ofendim elektoral që të shtrohet kjo çështje në një tavolinë, pasi sipas tij, kjo temë ka krijuar mosmarrëveshje e cila po e pengon edhe krijimin e Qeverisë.
“Do të ishte një praktikë e re dhe e mirë që të bohet diçka ndryshe jo sikur ka ndodhur deri më tani, sidomos jo ajo çfarë po kërkohet të bëhet tani që presidenti i ardhshëm të përcaktohet nga një marrëveshje që faktikisht nuk ka kurrfarë lidhje me Presidencën. Pra qytetarët kur kanë dhënë votën dhe kur dolën fitues këto dy parti, nuk kanë kurrfarë mandati as detyrë të çfarë do natyre që të merren vesh për presidentin”.
“Është ofendim për institucionet tona, është ofendim për elektoratin që të shtrohet probleme ashtu sikundër është thënë se duhet të merremi vesh për presidentin, tani, se përndryshe do të na vie një zarf tjetër ku do të shkruhet emri i një presidenti të ri, jo nuk do të ndodh ajo, prandaj konsideroj që është e tepërt tani forcat fituese politike të merren vesh të kësaj natyre, aq më shumë kur shihet se kjo përpjekje për t’u marrë vesh ka krijuar mosmarrëveshje e cila po e pengon edhe krijimin e qeverisë”, ka thënë Abdullahu, për Ekonomia Online.
Avdullahu ka treguar edhe procedurat që presidenti të zgjedhet përmes popullit.
“Nuk do të duheshin shumë procedura edhe pse duhet ndryshimi i Kushtetutës, duhet një ligj për Presidencën, që tregon zgjedhjen e tij përmes popullit, duhet të involvohet edhe Gjykata Kushtetuese, por të gjitha këto nuk janë të pamundura dhe është më e ndershme që t’i hyjnë kësaj procedure tani dhe që në të ardhmen ti ipet mundësia qytetarëve vet Presidentin e Kosovës”, ka thënë ai.
Edhe njohësi tjetër i rrethanave politike, Artan Murati, konsideron se zgjedhja e Presidentit aktual nuk garanton koncensus. Thotë se duhet të ndryshohet modaliteti i zgjedhjes së presidentit në Kosovë.
“Tash duhet të shikohen modalitetet e zgjidhjes së presidentit sepse nëse dëshirojmë që presidenti të zgjidhet nga populli, atëherë ne do duhej që të bëjmë një reformë të thellë zgjedhore, diçka që është duke u kërkuar tash e sa vite, mirëpo edhe me mënyrën si zgjidhet presidenti aktualisht ne mund të garantojmë që të kemi një president i cili do t’i kënaqte të paktën një numër më të madh të subjekteve politike dhe qytetarëve, duke arritur në emra konsensusual dhe në emra të cilët do të ishin të pranuar për shumicën e partive por edhe të qytetarëve”, ka thënë Murati.
Zgjedhja e presidentit nuk duhet të jetë pengesë për arritjen e koalicionit mes LDK-së dhe VV-së, thotë Murati.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, 2 muaj pas zgjedhjeve ende nuk kanë arritur që të merren vesh për qeverisur me vendin, peng i kësaj marrëveshje ka mbetur edhe pozita e presidentit të vendit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët