LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Partitë e mëdha të papërgatitura për fushatë

Analistët: Partitë e mëdha të papërgatitura për fushatë

Partitë në vend kanë kërkuar zgjedhjet tash e sa kohë, por që tash del të mos jenë të përgatitura për fushatë.

Kjo sipas analistit Shkëlzen Maliqi, që ka thënë se partitë po kanë problem më së shumti në harmonizimin e programeve – veçanërisht koalicionet.

Edhe analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri ka thënë se është absurde papërgatitja e partive të mëdha për fushatë.


“Nuk kanë asgjë konkrete, kanë demagogji, populizëm ekstrem”, ka thënë Muhaxhiri në Analiza Zgjedhore në Klan Kosova.

“Ka një diskrepancë të madhe. Kjo fushatë po më duket si një ëndërr”, ka pohuar Muhaxhiri.

Ai ka deklaruar se sapo të zgjidhet qeveria e re të gjithë do të zgjohen në mënyrë brutale, pasi premtimet e dhënë nuk ka mundësi që të realizohen për vite të tëra, jo brenda një mandati qeverisës.

“Ka qenë telenovelë me sigurimet shëndetësore dhe tani po premtohet zgjidhje e shpejtë.  LDK me një moment ka qëndrim djathtiste, ndërsa në anën tjetër thotë krejtësisht majtiste”.

Sipas Muhaxhirit inflacioni i premtimeve do të jetë tejet zhgënjyes cila do qeveri të krijohet.

“Nuk duhet të teprohet me populizëm. Ne si taksapagues meritojmë një qasje më dinjitoze në këtë fushatë”, ka përfunduar Muhaxhiri. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori