Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini po diskutohet për ecurinë e shtetit të Kosovës 11 vite pas shpalljes së Pavarësisë.
Analistja Luljeta Aliu ka thënë liberalizimi i vizave i duhet shumë Kosovës dhe populli ka nevojë për këto viza, por sipas saj politika e ka përdorur temën e vizave.
“E pamë edhe me demarkacionin, që na thanë se pa votimin e tij nuk ka viza. Tash edhe Presidenti po thotë s’ka liberalizim të vizave pa u pajtuar me ndryshimin e kufijve dhe pa vazhduar me dialog. Pra, liberalizimi i vizave po merret gjithmonë si “shkopi” ndaj neve”.
Aliu ka thënë se klasa politike duhet matur mirë para se të bëj ndonjë kompromis të radhës për vizat.
“Para se të bëjmë secilin kompromis në këmbim të vizave duhet të matemi se cili është efekti i marrëveshjes që po bëjmë. A po ja vlen gjithçka të shesim për viza?!”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Analisti Bekim Kabashi ka thënë se Kosova ka pasur kushte politike për dallim nga vendet tjera të rajonit.
Ai ka theksuar se liberalizimi i vizave më shumë ka qenë retorikë e politikanëve të raport me qytetarët e Kosovës, pasi shumë qytetarë sipas tij, nuk kanë punë ose duan jetë më të mirë, e vizat po i shohin si një mundësi për të përmirësuar mirëqenien.
Kabashi është shprehur se deklarata e fundit e presidentit Thaçi se nëse nuk e heqim taksën nuk do të na liberalizohen vizat.
“Bashkimi Evropian gjithashtu po tenton të vendos taksën si kusht për liberalizim të vizave, edhe pse nuk është ndoshta një kusht zyrtar”, tha ndër të tjera Bekim Kabashi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame